Home | Literature | * * *

* * *

image
Atëherë një zë i prerë dhe i ulët, por që megjithatë të gjithë e dëgjuan - kaq fort ishte e përzishëm, bërtiti nga maja e kullës:

-Të zbatohet ligji!

 

 

 

 

 

 

Përkthyer nga Misto Treska

 

 

 

 

 

 

"Goveni arriti në këmbët e skelës. U ngjit sipër. Oficeri, që komandonte granatierët e shoqëroi gjer aty. Goveni zgjidhi shpatën dhe ia dorëzoi oficerit…

Ai i përngjiste një vizioni. Kurrë nuk ishte dukur kaq i bukur. Flokët e tij të zezë valëviteshin në erë; asokohe nuk i prisnin flokët. Qafa e tij e bardhë të sillte ndërmend një grua, dhe syri i tij heroik dhe sovran të sillte në mend një KryeËngjëll. Ai qëndronte mbi skelën e gijotinës - ëndërronjës. Edhe ky vend është një majë. Goveni ishte më këmbë, i madhërishëm dhe i qetë. Dielli, duke e mbështjellë, e nxirrte në pah si ndonjë Dritë Lavdie.

Megjithatë i dënuari duhej lidhur. Xhelati erdhi me një litar në dorë. 

Në atë çast, kur panë kapitenin e tyre të ri tek shkonte me aq guxim në thikë, ushtarët nuk duruan më; zemra e këtyre burrave të regjur në luftra shpërtheu. Atëherë u dëgjua ajo gjë e stërmadhe, dënesa e një ushtrie. Një britmë çau ajrin: Falje! Falje! Disa ranë në gjunjë, disa të tjerë flaknin pushkët dhe ngrinin krahët drejt platformës, ku ishte Simurdeni. Një granatier bërtiti duke treguar gijotinën:

-A pranohen zëvendësa në këtë punë? Ja ku më keni mua. – Të gjithë përsërisnin me zjarr: "Falje! Falje!" Edhe luanët sikur ta kishin dëgjuar këtë, do të ishin tronditur ose do të ishin frikësuar, sepse lotët e ushtarëve janë të tmerrshëm.

 

Xhelati qëndroi, duke mos ditur se ç’të bënte.

Atëherë një zë i prerë dhe i ulët, por që megjithatë të gjithë e dëgjuan - kaq fort ishte e përzishëm, bërtiti nga maja e kullës:

-Të zbatohet ligji!

Ata e njohën theksin e papërkulshëm. Simurdeni kishte folur. Ushtria u rrënqeth.

Xhelati nuk e bëri fjalën dysh. U afrua duke mbajtur litarin.

-Prisni, – tha Goveni.

Ai u kthye nga Simurdeni, i bëri me dorën e djathtë që i kishte mbetur ende e lirë, një shenjë lamtumire; pastaj qëndroi ta lidhnin.

Kur ishte lidhur, i tha xhelatit.

-Më falni. Edhe një çast.

Dhe thirri:

-Rroftë Republika!

E shtrinë mbi dërrasën si lisharëse, ajo kokë e hirshme dhe krenare u kapllos e mallkuar; xhelati ia ngriti flokët butë-butë, pastaj shkeli sustën; trekëmbëshi u zgjidh dhe rrëshqiti në krye ngadalë, pastaj me shpejtësi; u dëgjua një goditje e llahtarshme.

Në të njëjtin çast u dëgjua edhe një krismë tjetër. Goditjes së sëpatës iu përgjigj një krismë kobureje. Simurdeni kishte kapur njërën nga koburet që mbante në brez, dhe në çastin kur koka e Govenit po rrëkëllehej në shportë - Simurdeni e shpoi tej zemrën e tij me një plumb. Një valë gjaku i doli nga goja… Ai ra i vdekur.

Dhe këta dy Shpirtra, Vëllezër tragjikë - fluturuan bashkë... Hija e njërit përzier me Dritën e tjetrit. "

 

 

 

 (Të Mjerët, Vëllimi 3)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00