Home | Literature | "Lindja e Ditës"

"Lindja e Ditës"

image
« ... Kjo e fundit na shfaqet përmes përshkrimesh nga më të bukurat, ku macet, era dhe fluturat luajnë me njëra-tjetrën, ku rrushi në vreshtë përqafon e puthet përditë me diellin e jugut... » 

                  

 

 

Dea J Klosi

 

 

 

 

 

Këto ditë ka dalë në qarkullim një roman i ri nga Colette, titulluar "Lindja e Ditës".

 

« Colette, lindur më 1873, është një ndër shkrimtaret më të mëdha franceze, Anëtare e Akademisë Goncourt, e vetmja grua që ka pasur të drejtë për një varrim kombëtar, më 1954, pavarësisht refuzimit nga ana e Kishës Katolike për shërbimet e fundit fetare.

Në këtë roman që është një ditar, e në këtë ditar që është një roman, Colette rrëfen verën e pesëdhjetëepesë viteve të saj. E tërhequr diku në Provence, buzë detit, ajo kalon një verë të nxehtë mes natyrës dhe miqve, ndër ta dhe Viali me Helenën. Mirëpo, kjo lidhëz « me » është tejet mashtruese. Sepse Viali, i cili lakmohet fshehtas nga Helena, është paradoksalisht i tërhequr nga Colette, njëzet vjet më e moshuar se ai, ndërsa vetë Colette nguron mes dy hapave, dy gjendjeve, dy botëve : për të, bëhet fjalë për dashurinë e fundit, së shpejti asaj do t’i duhet të tërhiqet në botën e heshtjeve, mes hijeve të bashkëshortëve të dikurshëm, me në kokë jehonën e zërit të nënës së vet, jehonë e sjellë nga letrat e dikurshme të dërguara së bijës. Në këtë trekëndësh të ndërlikuar dashuror, ku gjithsecili vuan së brendshmi pa ditur ç’mendon tjetri, Colette kupton se asaj i duhet një dalje sa më e butë nga bota e kënaqësisë së mishit, por jo nga bota e mirëfilltë. Kjo e fundit na shfaqet përmes përshkrimesh nga më të bukurat, ku macet, era dhe fluturat luajnë me njëra-tjetrën, ku rrushi në vreshtë përqafon e puthet përditë me diellin e jugut... Dashuria, në moshën e Colettes, është gjithmonë një ngacmuese dhe një shenjë se ajo është ende e lakmuar, se burrat vazhdojnë ta vështrojnë, porse në të njëjtën kohë, është gjithashtu dhe një burim vuajtjeje dhe torture. Atëherë, ç’duhet të zgjedhë Colette ? Jeta i bën vetë zgjedhjet e saj… »  

 

 

                      "LINDJA E DITËS", Roman

                       Autori: Colette     

                       Përktheu:  Dea J Klosi

                       Botues: Iris, Strugë

                       Faqe: 162

                       Çmimi: 5 euro

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00