Intervistë me Poeten, Aida Dizdari
Letёrsia nuk ёshtё mё pronёsi e librit tё shtypur. Libraritё elektronike e ofrojnё letёrsinё nё format elektronik dhe paisjet gjithnjё e mё tё vogla tё teknologjisё sё lartё, mundёsojnё krijimin e njё biblioteke shumё-volumёshe qё mund tё mbahet gjithnjё me vete e qё mund tё lexohet nё çastet e lira, gjithnjё e mё tё pakёta.
Nga Dea J Klosi
Klosi News: Flitet gjithnjë e më shumë për letërsinë, bëhen emisione mbi përkthime e dhënie çmimesh, e gjithmonë thuhet se s'po lexohet. Cila është analiza juaj për këtë moslexim ? A ekziston vërtet si problem apo është thjesht një përshtypje e gabuar ?
A. Dizdari: Tё lexuarit nuk ka qenё ndonjёherё veprimtari masive, ndaj kur flasim pёr moslexim, duhet tё pёrcaktojmё mirё se pёr ç’lloj mosleximi bёhet fjalё, pasi sot mirё a keq, thuajse masivisht lexohet... sigurisht mё shumё se nё çdo kohё tjetёr.
Sё pari, duhet tё kuptojmё se bota ka ndryshuar dhe zhvillimet teknologjike tё njёzet viteve tё fundit, kanё ndryshuar tёrёsisht mёnyrёn tonё tё jetesёs pёrfshirё mёnyrёn tonё tё tё lexuarit. Ritmi i jetёs ёshtё pёrshpejtuar, sasia e informacionit qё marrim ёshtё e madhe dhe nё kohё reale, detyrimet e pёrditshme gjithashtu janё shtuar pёr pasojё. Nё kёto kushte nuk vёshtirёsohet vetёm aktiviteti i tё lexuarit, por edhe (e mbi tё gjitha) ai proces reflektimi, i nevojshёm pёr asimilimin e letёrsisё.
Sё dyti, mёnyra se si ne e marrim informacionin ka ndryshuar. Tashmё ёshtё e vёshtirё tё lexojmё artikuj tё gjatё. Thjesht nuk pёrqёndrohemi dot mё. Kjo sepse, interneti e ka ndryshuar pёrgjithmonё mёnyrёn tonё tё tё lexuarit. Informacioni qё marrim vjen nё formё pilulash, i thjeshtё, i kuptueshёm, pa asgjё tё tepёrt. Sё fundmi madje, ai vjen nё formё videosh, gjё qё e thjeshton akoma mё tepёr tё gjithё procesin e informimit. Sigurisht kjo ndikon drejtpёrdrejt zakonet tona pёr sa i pёrket leximit.
Sё treti, kinematografia mbulon mё sё miri njё pjesё tё mirё tё nevojёs sonё pёr zbavitje.
Sё katёrti, letёrsia nuk ёshtё mё pronёsi e librit tё shtypur. Libraritё elektronike e ofrojnё letёrsinё nё format elektronik dhe paisjet gjithnjё e mё tё vogla tё teknologjisё sё lartё, mundёsojnё krijimin e njё biblioteke shumё-volumёshe qё mund tё mbahet gjithnjё me vete e qё mund tё lexohet nё çastet e lira, gjithnjё e mё tё pakёta. Programet qё i lexojnё kёto tekste me zё, ose akoma mё mirё, librat e lexuar nё format audio, janё konkurrentёt mё tё fundit tё librit tё shtypur.
Sё fundmi, rёnia e monopolit tё shtёpive botuese dhe rritja e botimeve tё gjithёfarёllojёshme nё Internet, duke pёrfshirё ato individuale, nё njё shumёllojshmёri faqesh, blogёsh e rrjetesh sociale, u mundёson lexuesve tё kёrkojnё pёrmbajtjen specifike e tё dёshiruar, falas ose me njё kosto shumё tё ulёt.
Statistikat janё tё pamundura nё kёtё kohё, ndaj dhe nuk mund tё flitet me siguri, por unё besoj se problemi me tё cilin ballafaqohemi, nuk ёshtё mosleximi, por cilёsia e reflektimit dhe shkalla e asimilimit tё asaj qё lexohet.
Klosi News: Gjithashtu, flitet për problemin e botimeve, se ato lenë për të dëshiruar, janë të shpërndara dhe pa një bosht. Ç'letërsi keni ndjekur së fundi nga shtëpitë botuese ? A përkon ajo me pritjet apo me ndjeshmërinë tuaj letrare ?
A. Dizdari: Tё them tё drejtёn, prej disa vitesh, unё konsumoj kryesisht letёrsi nё format eletronik e nё gjuhё tё huaj. Megjithatё libri i fundit qё mё ka rёnё nё dorё, jo mё larg se para nja dy javёsh, mund tё them se ishte revoltues pёr sa i pёrket cilёsisё. Nuk e di pse, disa njerёz mendojnё se nё Shqipёri mund tё shesin çdo lloj katrahure. Gjithsesi, unё mendoj, se ky apo disa botime tё tjera tё tё njёjtit lloj, nuk janё pёrfaqёsues tё botёs sё botimeve shqiptare. Duke mbajtur parasysh se shtёpitё botuese janё aktivitete biznesore e si tё tilla duhet tё mbijetojnё, unё mendoj se pёrgjithёsisht bёjnё njё punё tё mirё. Sigurisht cilёsia ёshtё rritur gjatё viteve tё fundit e pёr mendimin tim janё pёr t’u pёrgёzuar. Tё kuptohemi, botuesit nuk janё shkrimtarё. Ata veç pёrzgjedhin veprat qё do tё botojnё mes prurjeve tё kohёs, nё bazё tё kёrkesёs sё ‘konsumatorёve’ tё librit, pёr tё realizuar objektivin themelor tё njё organizate biznesi. Pёrpara se tё ankohemi pёr to, pra, do tё duhej tё merrnim nё konsideratё tёrёsinё e kushteve dhe ambjentin ku shtёpitё botuese veprojnё.
Klosi News: Duket se problemi i botimeve të autorëve shqiptarë ka hyrë në një errësirë thuajse të plotë. Media nuk po i pasqyron si duhet këto botime dhe marrëdhenia mes autorit dhe lexuesit duket se është ndërprerë . A mendoni ju se dukshmëria e librit në peizazhin shqiptar mund të kryhet vetëm nëpërmjet internetit (forume, blogje, rrjete sociale, etj.) ?
A. Dizdari: Duke mbajtur parasysh sa thashё mё sipёr, mendoj se çёshtja e botimit tё autorёve shqiptarё ёshtё njёlloj si shumё çёshtje tё tjera, qё pёrfshijnё çdo fushё tё prodhimtarisё shqiptare, qё nga arti e deri te prodhimi. Sё pari, ne jetojmё nё njё botё gjithnjё e mё tё globalizuar. Duke e konsideruar librin produkt, i cili ndonёse produkt intelektual, nga ana e trajtimit nuk pёrbёn dallim nga produktet e tjera, mund tё them se beteja e shkrimtarёve shqiptarё ёshtё e humbur qё nё fillim, nёse sistemi ynё pёr administrimin e librit vazhdon tё mbetet po ky qё ёshtё. Tё mos harrojmё se tregu shqiptar ёshtё i kufizuar, tregu pёr letёrsinё shqipe akoma dhe mё i kufizuar e konsumatorёt e letёrsisё shqipe janё njёkohёsisht dhe konsumatorё tё letёrsisё botёrore, prurjet e sё cilёs janё tё fuqishme, tё fort-promovuara dhe financiarisht tё pёrgatitura pёr tё çarё tregjet nё shkallё botёrore. Roli i medias ёshtё i padiskutueshёm, e ndonёse pёrpjekje pozitive janё bёrё, tё mos harrojmё se dhe ato janё organizata fitimprurёse, roli i tё cilave nuk mund dhe nuk duhet idealizuar. Ndёrsa letёrsia nё vetvete ёshtё njёfarё ideali, trajtimi i librave duhet parё nё mёnyrё shumё realiste. Pёr sa kohё ne do tё vazhdojmё ta trajtojmё administrimin e librit nё mёnyrё kaq naive duke arёsyetuar nё llojin ‘Shtёpitё botuese duhet tё’, ‘Media duhet tё’, ‘Qeveria duhet tё’, ‘Lexuesi duhet tё’, ‘Krijuesit duhet tё’, ne nuk do tё arrijmё tё adresojmё problemet e vёrteta, duke mos i identifikuar dot. Gjёrat qё bёhen individualisht e vetёm duke u bazuar nё ndёrgjegjien personale, si ngjarje rastёsore, nuk ngrihen pёrveçse nё rangun e bamirёsisё e krijuesit shqiptarё nuk kanё nevojё pёr kёtё, pasi nuk ёshtё zgjidhje as e qёndrueshme, as afatgjatё. Mendoj se ata kanё nevojё pёr njё sistem tё ri, ku aplikimi i risive teknologjike ёshtё i detyrueshёm, qё t’u mundёsojё atyre tё konkurrojnё nё njё treg tashmё tё globalizuar.
Klosi News: Ç'mendim keni ju mbi disa ide apo opinione që hidhen here pas here mbi ndihmesën që Ministria e Kulturës duhet t'i japë librit ? A duhet që kjo të kalojë përmes financimesh rastësore (që mbase mund të keqpërdoren) apo te bëhet nëpërmjet rregullimeve ligjore për t'i dhënë frymë marrje vetë industrisë së librit ?
A. Dizdari: Financimet rastёsore, mbeten nё rangun e bamirёsisё e siç thashё mё parё, nuk pёrbёjnё zgjidhje. Qeveria do tё duhej tё projektonte fillimisht sistemet, kjo jo pёr shkak se tregu nuk do ta bёjё vetvetiu kёtё nё tё ardhmen, por sepse nё kushtet ekonomiko-sociale aktuale, ky proces do tё merrte shumё kohё duke penalizuar breza tё tёrё krijuesisht shqiptarё. Pёrmirёsimi e plotёsimi i kornizёs ligjore ёshtё gjithashtu njё domosdoshmёri e do tё duhej tё konsiderohej pёrparёsi, sё bashku me krijimin apo pёrmirёsimin e strukturave kontrolluese, aplikuese e ankimuese.
Klosi News: Le të kalojmë në pak gjëra vetjake. Cili është botimi juaj i fundit dhe a mund të na flisni diçka mbi të ? Ç'trajton, dhe nga ka marrë fill kjo vepër ?
A. Dizdari: Unё mund tё them se jam tipikisht njё nga poetёt e rritur nё internet, qё nuk janё tё paktё nё kёto vite. Qё nga ‘Bota Letrare’ e Alvin Ekmekçiut nё fund tё viteve ’90, njё nga listat e para postare tё shqiptarёve nё internet, tek forumet shqiptare, e deri tek Facebook e blogu im personal, mund tё them se ka ca kohё qё i kam tejkaluar tё pesёmbёdhjetat online. Kjo histori pёrfshin edhe krijime tё vjedhura e nganjёherё dhe identitet tё vjedhur. Megjithatё ka pёrparёsitё e veta tё mёdha, pasi mundёson feedback tё menjёhershёm e tё drejtpёrdrejtё, duke ndikuar dhe nё cilёsinё e krijimtarisё sё publikuar. Pёr kёtё u jam pafundёsisht mirёnjohёse lexuesve, siç edhe pёr vlerёsimin e mbёshtetjen e vazhdueshme.
Nё kёtё kontekst, ёshtё krijuar dhe libri ‘Stina e Pestё’. I nisur si njё dialog poetik e publik mes dy tё panjohurish, nё njё forum shqiptar, rreth vitit 2005, vazhdoi e u rrit, pikёrisht me dёshirёn e publikut qё e ndiqte nё kohё reale. I panjohuri, njёfarё ‘whisper’, poezinё e tё cilit e ndiqja me vemendje, zbulova se ishte i mirёnjohuri Artan Gj. Hasani. Ndёrsa ai zbuloi, se e panjohura ‘bluemoon’, ishte e panjohura Aida Dizdari. Pjesa e parё e dialogut poetik, ajo e viteve 2005 – 2007 u botua nёn titullin ‘Stina e Pestё’ nё dhjetor tё vitit 2007. Dialogu ka vazhduar (vazhdon) ende dhe kёtё vit ka hyrё nё vitin e vet tё nёntё.
Libri pёrbёn njё lloj risie dhe besoj se ёshtё produkt pёrfaqёsues i kohёs sonё e cila gjithnjё e mё tepёr pёrcaktohet nga risitё teknologjike. Autorёt, respektivisht nё Kanada e Itali, qё nuk ishin takuar asnjёherё (nё fakt ne u takuam pёr herё tё parё dhe tё fundit nё vitin 2013), shkruanin pёr njё publik shqiptar tё shpёrndarё nё tё katёr anёt a botёs, qё ndiqte, komentonte e rrjedhimisht ndikonte, nё kohё reale veprёn nё formim. Kopertina ёshtё realizuar nga njё studente e panjohur nё Sh.B.A., formatimi e faqosja, sё bashku me parathёnien mbajnё vulёn e Italisё, ndёrsa libri qё ёshtё shtypur e botuar nё Tiranё nga Izabel, pёrmban dhe komente tё lexuesve tё atёhershёm.
Dialogu poetik, i cili ka si fill ndёrlidhёs dashurinё, dёshiron tё shprehё dhe pikёpamjet e autorёve mbi botёn e marrёdhёniet e vёshtira njerёzore nё kontekstin e kohёs sonё.
Klosi News: Ju falemnderit !
Comments (0 posted)
Post your comment