Latest News
* * *
Iku atje larg gjithçkaje, që sytë tanë nuk e shohin më. Veç dhimbjes së saj që u sos pabesisht, ajo mbeti e shtrirë si kufomë.
Bujar Plloshtani
Pak për dhimbjen
Dhembshëm kaploi,
sa ende nuk është ndier.
Dhe shpirti që nuk u bind asnjëherë,
të kthehet sërish
u shua trajtësisht.
Iku atje larg gjithçkaje,
që sytë tanë nuk e shohin më.
Veç dhimbjes së saj që u sos pabesisht,
ajo mbeti e shtrirë si kufomë.
Iku larg nesh përgjithmonë!
Dhimbja më shpoi thellë gjithçka,
sa dhe shpirti nuk mundet më.
Ekzistenca si mjet i padrejtë,
është kthyer përmbi
tek vret me dhimbjen që nuk është ndier ende.
4 Prill 2014
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment