Home | Literature | Biblioteka Kombëtare, jo hapësira e duhur

Biblioteka Kombëtare, jo hapësira e duhur

image
Treska përktheu kryevepra të mëdha: “Të mjerët" dhe "Viti 93" nga Hygoi, "Murgesha" nga Dëni Didroi, "Lysien Lëven" nga Stendali, "''Bel Ami''" nga Mopasani, "Kola Brenjon" nga Romen Rolani, "Gjëri i vogël" nga Alfons Dode, poezitë e Aragonit e Pol Elyarit etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari i quan marrëdhëniet e lexuesit me librin në rritje nga viti në vit, por problem mbeten hapësirat për librat. Në festën e librit përkthyesi Edmond Tupja u jep një mesazh kryesisht të rinjve, të cilin e huazon nga poeti francez Boalo. Thelbësore për përkthyesin Tupe, është që kur serviret letërsia e përkthyer te lexuesi, domosdoshmëri është që mos t’i prishet shija e leximit. Dita Botërore e Librit përkoi edhe me 100-vjetorin e përkthyesit Misto Treska si dhe 45 vjetorin e përfshirjes së përkthimeve shqiptare në indeksin botëror të letërsisë, e cila moir jo pak vëmendje në aktivitetin që u zhvillua dje në Bibliotekën Kombëtare.

 

 

Për nder të përkthyesit të njohur, edhe para disa ditësh në hollin kryesor të Bibliotekës Kombëtare, u prezantuan veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore, që ai i solli në shqip, nga autorë si Hygoi, Mopasani apo Stendali. Misto Treska (19 prill 1914 -23 qershor 1993) është një personalitet i letrave shqipe, një intelektual e atdhetar me kulturë të gjerë, që bëri të flasin shqip autorë kryeveprash. Ai ka shërbyer gjithashtu në diplomacinë shqiptare, veçanërisht në shkëmbimet e marrëdhënieve kulturore të Shqipërisë me vendet e huaja, ku ka spikatur me rolin e tij si ambasador në Paris. Misto Treska ka qenë një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Opusi i përkthimeve të tij është i gjerë dhe shumëplanësh, jo vetëm si përkthyes proze por edhe si përkthim poezish. Është dekoruar me medalje të ndryshme dhe është vlerësuar disa herë me çmime si përkthyes. Ai i pasuroi përkthimet e tij me parathëniet përkatëse, në të cilat përcjell shpjegime për kohën dhe idetë e autorit.

 

 

Treska përktheu kryevepra të mëdha: “Të mjerët" dhe "Viti 93" nga Hygoi, "Murgesha" nga Dëni Didroi, "Lysien Lëven" nga Stendali, "''Bel Ami''" nga Mopasani, "Kola Brenjon" nga Romen Rolani, "Gjëri i vogël" nga Alfons Dode, poezitë e Aragonit e Pol Elyarit etj. Përkthimi i epopesë “Të Mjerët” pa dritën në shqip rreth një shekull pasi Sami Frashëri e kishte përkthyer në turqisht. Regjimi i asaj kohe nuk do të lejonte botimin e plotë të këtij romani, për të cilin Misto Treska nuk pranoi të hiqej qoftë edhe një pjesë e vogël. Më mirë të mos botohej se sa të shkonte tek lexuesi i sakatuar - këmbëngulte ai. Për këtë arsye kjo vepër mbeti në sirtar për rreth 18 vjet. Përkthimet e Treskës gjenden në Muzeun e Hygoit në Paris. 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00