Latest News
Brenda teatrit
Depërtonin në skajet e së mundshmes, dhe sërish të ngjallnin tjetër pamje.
Bujar Plloshtani
Veç syve,
që lëviznin si shejtan
ngjallnin tjetër pamje.
Depërtonin në skajet e së mundshmes,
dhe sërish të ngjallnin tjetër pamje.
Thyenin mërzinë që mezi fshiheh tej,
dhe ngjallnin pak hare.
Lëvizin në skaje,
si dy toptha lakuriq
të vetme, të zjarrta sipër gjithçkaje të habitshme.
Sytë,
u dukën sikur ngjallën
të tjera pamje,
të tjera kujtime...
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment