Pogradeci
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej ShëndNaumi...
Lasgush Poradeci
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke zbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...
E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej ShëndNaumi...
Mengjez
Si shpirt` i zi ne kraharuar,
U mbyll liqeri nene male.
Ndaj fund` i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata me – nga – dale.
E shoh ku vdes e ku po vuan,
E syt` e saj dyke pulitur ;
E syt` e saj q`u mavijuan,
Jan` yjt` e qjellit te venitur.
Tashi dh` agimi llambarites
Po svagullon ne fund liqeri,
Po tretet tinez yll` i drites
Posi nje sumbull prej sheqeri.
Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,
Se fund` i ujit vetetiti ,
Se posi lajmetar – mengjesi,
Del zogu – i bardh` i nje nositi…
Comments (0 posted)
Post your comment