Dimër jam në këtë qytet
Unë jam një shpirt pa shtëpi. Atdhe Azil politik kërkoj tek një Mike…
Kalosh Çeliku
Unë jam dimër në këtë qytet qyqesh
Dhe e mbuloj me dëborë këmbë e kokë.
E ngrij akull. E shkrij në pranverë
E shkund në vjeshtë. E zgjoj nga gjumi.
Unë jam Dimër në këtë qytet qyqesh
E mboloj me dëborë. E ngrij akull
Dhe përsëri lulëzon bërlloku në pranverë.
Vetminë kam grua besnike
Vetminë e dua. Them : e kam grua besnike
Që pasmesnate bie në shtrat.
Pimë verë. Zgjohemi bashkë lugat.
Shtamba. Kusi rrokullis nëpër dhomë.
Vetminë e dua! Është grua besnike
Më jep gji. Fuqi për luftë kreshnike.
Natën ta rrëzoj në shtrat. Ditën në lumë…
Azil kërkoj tek një mike
Unë jam një shpirt pa shtëpi. Atdhe
Që bredh me vite arave. Maleve.
Lumit. E në hurdhë nuk mbytem
Strehim kërkoj tek dy shtamba verë.
Unë jam një shpirt pa shtëpi. Atdhe
Azil politik kërkoj tek një Mike…
Comments (0 posted)
Post your comment