Home | Literature | Përqafim në terr

Përqafim në terr

image
Rrëmuja është zot

çmenduria është zot



paqja e gjallë e përjetshme është

vdekja e gjallë e përjetshme.

 

 

 

 

 

Charles Bukowski 

 

 

 

Rrëmuja është zot

çmenduria është zot

 

paqja e gjallë e përjetshme është

vdekja e gjallë e përjetshme.

 

Angështia mund të vrasë

ose mund të mbështesë jetën

por paqja është gjithmonë e tmerrshme

paqja është më e keqja ndër gjithçka

të ecësh

të flasësh

të buzëqeshësh,

të dukesh se ekziston.

 

Mos harroni trotuaret

kurvat,

tradhtinë,

krimbin në frut,

baret, burgjet,

vetëvrasjet e dashnorëve.

 

Këtu në Amerikë

kemi vrarë një president dhe të vëllanë,

dhe një tjetër ka dhënë dorëheqje.

 

Ata të cilët besojnë në politikë

janë si ata që besojnë në zot :

ata e thithin erën përmes pipëzash

të shtrembëruara.

 

Nuk ka zot

nuk ka politikë

nuk ka paqe

nuk ka dashuri

nuk ka autoritet

nuk ka plan

 

mbahuni mënjanë zotit

rrini të turbulluar

 

 rrëshqisni.

 

 

Përktheu: Urim Nerguti 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0