Latest News
"Larg nga kjo kokë"
- Pushteti është i fortë aq sa është i fshehtë. Kështu fshehja s’fashitet, prandaj po të ishte festa festë e gëzimi gëzim, s’do të flitej për pushtetin politik dhe ekonomik...
Këto ditë ka dalë në qarkullim romani "Larg nga kjo kokë" i shkrimtarit Iljaz Osmani
- Pushteti është i fortë aq sa është i fshehtë. Kështu fshehja s’fashitet, prandaj po të ishte festa festë e gëzimi gëzim, s’do të flitej për pushtetin politik dhe ekonomik, tha Briani. Ky të dielave del anekënd viseve, ku do të ndjehet siç është në të vërtetë, mirëpo pa ia thënë askujt një fjalë të vetme pse kështu vepronte. E shëmtuara burimin e ka nga shëmtitë, kur tjerët i shalojnë këto, shihet sa keq duket kjo. Këtë festë e përmendin dhe pleqtë, duke kujtur çastet më të hershme, kujtojnë fisin, gjyshin e katragjyshin, festa e fshehtë, po e ëmbël sa s’ka... Është e bekuar sepse për këtë ditë askush askujt për ters s’ia merr asgjë. Flisni e thoni çka e kë ua do zemra? Le të jetë gëzim dhe vetëm gëzim, tha Babëgega. Nuhas, sonte e nuhas të vijë afër një dëshirë. Kjo më është në maje të hundës. Provoj dhe një herë, tash e ndjejë shrojerën e shtruar, dyshemetë e ftohta, çimentën, shkallët e betonta, hijen e madhe të pishave, këtë e nuhas, prej brenda, nëpër brendinë, ti më kalon, jo vetëm i ftohti, që s’është i tillë, as në janar të krejt viteve që mbahen mend. Buka e bujaria, aty, heshtja e përthellë, sa të lë të jesh aty përreth, krejt shijen e sotshme prej larg. S’është mall, është erë, erë që t’i kënaq para hundët dhe me paralajmërim të thotë, ta zbres deri në fund poshtë barkut? Për një çast, don të ndalet era, sikur do t’ia lëshojë vendin një ndodhie, pastaj të përsëritet. E ashpra ditë si rrufe zbret, në një çast për të idhëtuar gjuhën, mrrol vetullat, pikëllon sytë. Çfarë kthese koke je? Shporrmu shuplakë! Shuplaka u farroftë...!
Titulli: "Larg nga kjo kokë", roman
Autor: Iljaz Osmani
Redaktor: Ilir Shyta
Reçensues: Alush Kamberi, Luan Topçiu
Lektor: Bujar Plloshtani
Përkujdesja grafike: Veton Osmani
Botues: Klubi letrar '94, Tetovë
Faqe: 150
Çmimi: 5 euro
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment