Home | Literature | * * *

* * *

image
– Po bëhen kohë që s’kam parë një perëndim dielli kaq të bukur, të duket se qielli po merr zjarr.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

« ...Nën pemët që shkojnë në të dy krahët e rrugicës së gjatë, janë mbjellë një varg qiparisash të krasitur mirë ; mbi pjerrinë, nga krahu tjetër i qiparisave, një vajzë e re e veshur me fustan dhe me një çantë të kuqe në dorë, ulet në një stol të gurtë.
Ca njerëz vijnë që andej ; mes tyre, një djalë i ri e i gjatë që flokët ia mbulojnë tëmthat. Mbi majën e pemëve dhe murit rrethues, dritëzat e perëndimit mbushin qiellin me një flakërimë të kuqe që shkon në vjollcë dhe shpalosen mbi kokat duke përqafuar format e ngatërruara të reve.


– Po bëhen kohë që s’kam parë një perëndim dielli kaq të bukur, të duket se qielli po merr zjarr.
– Po, të duket se vërtet ka rënë zjarr.


...


– Kur zjarri merrte në pyll, i tillë ishte qielli ; zjarri përhapej me një shpejtësi dhe dhunë të atillë që s’kishim më kohë të rrëzonim asnjë pemë ; ishte vërtet tmerruese, drutë e prera fluturonin në ajër ; nga larg, të dukej si kashtë orizi që valëvitet në një zjarr. Atëherë leopardët iknin të gjithë, bëheshin si të çmendur, hidheshin në lumë dhe notonin në drejtim të njerëzve…
– As rrëpira s’mund ta ndalte zjarrin, dhe trungjet e bregut tjetër ishin të shkrumbuar fare, pëlcisnin « pif, paf », dhe fillonin të digjeshin me një « buff ! » të madh. Disa kilometra rreth e qark, zjarri dhe tymi pushtonin gjithçka, s’mund të merrje më frymë. Atëherë s’të mbetej tjetër veç të prisje që zjarri të kthehej vetë ose të kapte bregun e lumit për t’u qetësuar.

...


Dëgjohet cicërima e trumcakëve.

– Ka ende zogj ?
– Veç në pyje kanë mbetur, s'ka tjetërkund... »

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

© Gao Xingjian, Nobel 2000

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00