Jo vetem gjethet
Çfare i mungonte gjumit tim mbreme Ç'lagej prej meje nga shiu?
Ilirian Zhupa
Kam pare duar
Qe perpiqen te mbajne te dashurit e tyre
Zbardhen dhe i shtrengojne fort per supesh....
Te dashurit ikin!
Ato, keputen...
Kam bere nje gjume te shqetesuar
Asnje enderr nuk kam pare,
Asnje brenge nuk kam pasur
(E ne xhama kendonte shiu)
Dhoma ishte e ngrohte
E shtrati i gjere,
(E ne rruge vraponte shiu)
Çfare i mungonte gjumit tim mbreme
Ç'lagej prej meje nga shiu?
Vjershe e redaktuar
Qe nga lindja e gjer ne vdekje jeta ime eshte rruge dhe lufte
(Kujdes!)
Qe nga lindja e gjer ne vdekje jeta ime eshte kenge,
(E pranueshme)
Nje vajze me qendroi perballe, me mbeshtolli me veshtrimin e bute
(Intimiste!)
E mua m'u moren kembet
(Absurde!)
Mbreme piva shume cigare e gjumi s'me zuri
(Perse?!)
Pergjegjesi i strehimit serish shokun tim e genjeu
(S'ndodh kurre!)
E kerkuam gjithkund po s'e gjetem. Mos prishte humorin tone
(Pesimiste!)
Shoku yne na u fsheh
(E gabuar!)
Comments (0 posted)
Post your comment