Home | Literature | * * *

* * *

image
“Of mystery there is no end. Of clarity, there is precious little.” 

 

 

 

 

 

 

 

 

« ...Zemërimi, identiteti, politika, të drejtat, gabimet. Të gjitha i lakmoja. Në shoqërinë tonë, statusi i të pandihmuarit duket tërheqës. Privimi ju jep një arsye për të luftuar, një epërsi morale, një rëndësi. Ç’iu mbetet burrave në ditët tona ? I kanë të gjitha. A kanë nevojë për klube ? Mjafton të shohësh dy burra bashkë e menjëherë të shkon mendja tek një klub. Merrnin Damonin dhe Pythiasin, Huckleberryn dhe Jimin, Hamletin dhe Horacion. Lista është e njohur. Edhe vetë Lone Ranger nuk ishte vetëm. Kishte Tonton. Dakort, ishte Gertrude Stein dhe Alice B. Toklas, por në përgjithësi dy gra bashkë të kujtojnë më tepër thashethemet, të pasuara nga puthja e mirupafshim. Krameri, që vazhdonte të fliste, humbiste në një oqean arsyesh që s’ekzistonin. « Përse na flet për qëllimin e këtij klubi ? Po sikur të flisnim më mirë për atë çfarë duam të bëjmë ? »

Më erdhi keq që e ndërpreva në mes të refleksionit dhe thashë me vete se më mirë të kisha heshtur, por ai dukej i qetësuar – disi i befasuar, por jo i fyer. « Ç’na këshillon ti ? »

I hodha një sy të shpejtë Cavanaughut. Më kishte ftuar ai dhe s’doja ta zija ngushtë. Mbase isha treguar tepër agresiv ; tepër i paduruar. « Jepi, tha ai.

– Propozoj që secili të tregojë historinë e jetës së vet. »

Shpërtheva së qeshuri kur thashë këtë, a thua se kisha dashur të bëja një shaka. E për çfarë tjetër mund të flisnim ? S’e kisha zakon t’ua tregoja jetën time të panjohurve. Mbase kisha jetuar tepër gjatë në Kaliforni ; ose kisha dhënë tepër leksione ; ose dhe, i ndikuar nga Berliner, isha bërë dikush që i hapet shoqërisë. Askush s’qeshi. Cavanaugh më hodhi një vështrim miratues. Berliner buzëqeshte me një rreptësi të ngrirë. Propozimi im i pëlqente... »

 

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

© Leonard Michaels

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00