Latest News
Po vdes në dhe të huaj
Po të vdes në dhe të huaj -Shortë mërgimtari – Të ma bëni varrin tim Ku do bje së pari.
Nga Dhimitër Pasko
Po të vdes në dhe të huaj
-Shortë mërgimtari –
Të ma bëni varrin tim
Ku do bje së pari.
Pa një grusht nga toka jonë,
-Balt’ nga balt’ e vetë –
Të ma sillni e ta vini
Drejt në zemr’ e shkretë.
Se kjo balt’ e Vendit tonë
Mallet do m’i shuaj,
S’do më duket fort i rëndë
Moj, ky dheu i huaj.
E të vini të m’i thoni
Asaj Nënës sime:
Zi mos qajë, zi mos mbajë
Po asnjë thërrime.
Se m’ i lumtur jam i fjetur
Se sa i mërguar
Mot pas moti arratije, -
Zemër copëtuar…
Pa fytyr’ e saj tretur
-Që e kam ikone, -
Lart mbi varr do më qëndrojë
Sot e gjithëmonë…
Vjeshtë, 1941
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment