Home | Literature | Më jep kohë

Më jep kohë

image
Të përngjajë me atë se çdo kush mund ta bëjë atë

të mos hetohet se shkel në dysheme

të rrish pezull vazhdimisht një centimetër mbi tokë

 

 

 

 

 

 

 

 

Snezhana Stojçevska është lindur më 17.09.1980 në Shkup. Diplomoi në Institutin për Pedagogji në Fakultetin Filozofik në Shkup. Më 2012, botoi përmbledhjen e parë me poezi “Sheqer po podot” ("Sheqer në dysheme") në botim të “Ili-Ili” si pjesë e edicionit “Rusalki” ku paraqitet edhe si redaktore. “Pod nulata” ("Nën zero") është vepra e dytë e saj, për të cilën fitoi çmimin “Belimugri” për vitin 2013, që ndan Pallati i Kulturës “Koço Racin” në Shkup. “Modri fantazii” ("Fantazitë e mavijosura") është libri i tretë i saj.

 

 

ASNJËHERË S’NDALOJ

 

E para që na mësonin në baletishte

që duhet të duket e lehtë,

aq e lehtë saqë është e vështirë

të përngjajë me atë se çdo kush mund ta bëjë atë

të mos hetohet se shkel në dysheme

të rrish pezull vazhdimisht një centimetër mbi tokë

heshtur

gracioze

butësisht

butë

dhe gjithmonë me fytyrë të buzëqeshur

të mos mendojë dikush se dhemb

a dhemb?

edhe atëherë ku rrjedh gjak nga gishtat.

 

Si poet e kuptova vetë

duhet të duket e lehtë

aq e lehtë sa është edhe e vështirë

të thonë të gjithë edhe unë mund ta shkruaj këtë

të mos hetohet se shkel në dysheme

rri pezull vazhdimisht një centimetër mbi tokë

heshtur

gracioze

butësisht

butë

dhe gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë

të mos mendojë dikush se dhemb

a dhemb?

edhe atëherë kur më rrjedhin gjak nga gishtat

 

 

 

GJENETIKA

                Për gjyshen N.

                Për mbesën N.

 

Gjenet janë punë hyjnore

u mahnitem saktësisë së tyre

sa herë kur e shoh mbesën time

sikur të shihem në pasqyrën e të kaluarës.

Nuk mund ta qortoj,

kam një ndjenjë të çuditshme sikur qortoj veten

e vogël.

 

Nuk mund të mos jem e sjellshme me gjyshen.

e bukur i them në ikje

dhe e puth në faqe.

Budallaqja njëherë, plakë jam - më thotë

dhe qeshet me të njëjtat sy të gjelbër

ndër rrudha

nuk mund mos e vërej ngjashmërinë

sikur shoh veten në pasqyrën e ardhmërisë.

 

 

 

MË JEP KOHË

 

Jashtë këtij realiteti

në një univers paralel

ndoshta jemi një çift i përkryer.

 

Në një univers paralel

kemi një pikturë në kornizë

mbi kaminin e dhomës së ndejës.

 

Në këtë jemi vetëm një pikturë çasti

pranë xhamave të dyqaneve ku kalojmë.

 

 Përktheu nga maqedonishtja Artan Arsllani

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00