Home | Literature | Krishtlindje!

Krishtlindje!

image
Epitaf i harruar,

i harruar dhe varri,

përmbytyr nga barëra të egra.

 

 

 

 

 

Milianov Kallupi *

 

 

 

Tingull mbi dushkajë, mbi mareshtë,

tingull mbi lofatë, mbi lulevile.

Muzikë shiu.

* * *

Pika shiu 

Mbi gjineshtrat tufalake. 

Mendime të freskëta.

* * *

Qajnë shkëmbinjtë, qajnë!

I vetmi ngushëllimtar-

Dielli.

* * *

Grushtëza e folezës

vuan heshtjen e shtegëtimit.

Një flutur erdhi e aty u preh.

* * *

Erë s'ka gjëkundi.

Prapë gjethet lëkunden

si në valset e Shtrausit.

* * *

Gjethe panje.

Sy të mëdhenj,

që lexojnë dritën.

* * *

Epitaf i harruar,

i harruar dhe varri,

përmbytyr nga barëra të egra.

 * * *

Krishtlindje!

Oh, si bien kambanat!

Për kumt e për zgjim.

U drodh cipa e qiellit.

Ai,

binjaku i diellit,

u lind.

 
 
 
 
* Milianov Kallupi (18 Janar 1948 - 24 Korrik 2013), ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i Artistëve të Elbasanit, si dhe Kryetar i Klub Haikut të po këtij qyteti.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00