Home | Literature | Jeton Kelmendi pranohet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës

Jeton Kelmendi pranohet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës

image
 Shkrimtari i njohur shqiptar Jeton Kelmendi, është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës, në Salsburg.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jeton Kelmendi pranohet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës, në Salsburg. Shkrimtari i njohur shqiptar Jeton Kelmendi, është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës. Në një ceremoni të mbajtur me datën 5 Mars, në Salsburg të Austrisë, u bë ndarja e diplomave të anëtarëve të rinj të kësaj akademie, e cila është një nga institucionet prestigjoze akademike në Europë.  Kelmendi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të anëtarësimit si anëtar i rregullt i kësaj Akademie, në të cilën  ka me dhjetra fitues të Çmimit Nobel.

Fokusi kryesor i kësaj Akademie janë shëndeti, dialogu, dhe toleranca. Akademia Europiane e Shkencave dhe e Arteve është  themeluar në  vitin 1985 në Salzburg dhe një ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Europë. Sivjet, temë e tribunës shkencore ishte “Next Europe” (Europa tjetër). Jeton Kelmendi është shkrimtari i dytë shqiptar i antarësuar, pas Ismail Kadaresë, më i përkthyeri dhe lauerat i dhjetra çmimeve ndërkombëtare. Ai  gjithashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Studimeve të Larta të Ukrainës, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës me seli në Monte Karlo, si dhe anëtar i shumë institcioneve prestigjoze ndërkombëtare akademike e kulturore.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00