Version dhembjeje
Me hënën lundron, të vetëm me veten. Ti nuk je gjëkundi, Pos vetmisë që djeg. Natën, kur terri mbulon vetminë, Errën si brendia e lajthisë. Shkrimtarët janë vetëm.
Nga Bujar Plloshtani
Bujar Plloshtani është poet dhe eseist! Poezitë e tij janë botuar në gjuhën angleze dhe japoneze!
Botimet:
"Nga regjia e shpirtit" - poezi
"Traktati mbi arsyen e mendimit" - ese filozofike
"Mbi arsyen e fjalës" - poezi
"Etikë dhe Politikë" - filozofi politike në proces
Version dhembjeje
Qiejt një hon i largët duken,
sytë tek përhumben!
Shtullunga të errëta,
si puret kubaneze të përmbysura.
Krejt mërzinë e hedh tutje,
përmbytjet tek po marrin tjetër hov.
Një sipërfaqe e shkretuar,
qyteti një sprovë përmbi sytë duket!
Një zukamë e bezdisshme përmbi,
po e kthen në tmerr gjithçka!
Pa titull
Si shtizë e panjohura dhembje hyn,
përmes e çan gjer në ind!
E shtrirë ajo me formën e dhembjes,
paralajmëron kronikë trishtimi,
zinë...
Ankth i padukshëm,
shtrëngon muskujt, nervat
disa qenie…
Afër duket,
bëhet kaq larg
tepër larg…
Si shtizë shigjetarësh,
e ngul në shpirt
sikurse poeti fjalën!
Njësoj si vdekja njeriun!
Comments (0 posted)
Post your comment