Home | Literature | Dialog me varrmihësin

Dialog me varrmihësin

image
 Ajo më mësoi si të hapja varre për të vdekurit dhe t’i varrosja. Unë u kam bërë varrin shumë njerëzve. Tani i mbulova të gjithë dhe kam mbetur vetëm unë, unë dhe Hëna. Por do ta varros edhe atë!

 

 

 

 

Nga Arben Orhani

 

 

–         Çfarë po bën?

–         Po gërmoj!

–         Përse?

–         Po hap një varr!

–         Për kë?

–         Për Hënën!

–         Çfarë të ka bërë Hëna?

–         Ajo më mësoi si të hapja varre për të vdekurit dhe t’i varrosja. Unë u kam bërë varrin shumë njerëzve. Tani i mbulova të gjithë dhe kam mbetur vetëm unë, unë dhe Hëna. Por do ta varros edhe atë!

–         Po ajo nuk ka vdekur ende!

–         Ajo ka vdekur!!!

–         ?!

–         Po, sepse, nëqoftëse nuk do të kishte vdekur, do të më mësonte si t’i hapja varrin vetes!

–         Po sikur të ketë harruar?

–         Atëherë do të futem vetë në këtë gropë!

–         E kush do të të mbulojë me dhe?

–         Ti!

–         Unë? Po mua?

–         Mbase kujtohet Hëna!

–         Po sikur të harrojë?

–         Atëherë gjallo derisa të kujtohet!

–         ?!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00