Kanga e qytetit të huej
Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Të gjitha janë për plotësimin e dëshirave tueja. U shembëllejnë luleve kah hyjnë bletët, thithin nektarin dhe dalin të dehuna nga ambëlsina e jetës. Ambelsinën, ambelsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë. Prandaj janë dritat me ngjyra që ta kujtojnë: mos harro ta shijosh ambëlsinën e jetës!
Migjeni
Kanga e qytetit të huej
Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetës që rrohet. E jeta rrohet, kështu thote kanga: O njeri që vjen nga dheu i huej, hiqe melankolinë, ose nostalgjinë për vendin tënd – nëse e ke, – zë vend në një skaj në kryqëzimin e udhëve dhe vre lëvizjen e tërbueme, që shkaktojnë pasionet njerzore.
-O dritat e bukura të qytetit të huej!
-Dritat e bukura… kuq, blu, jeshile, e verdhë. Secila dritë një grishje.
Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Të gjitha janë për plotësimin e dëshirave tueja. U shembëllejnë luleve kah hyjnë bletët, thithin nektarin dhe dalin të dehuna nga ambëlsina e jetës. Ambelsinën, ambelsinën e jetës kërko ta gjesh se e hidhuna e jetës vjen vetë. Prandaj janë dritat me ngjyra që ta kujtojnë: mos harro ta shijosh ambëlsinën e jetës! Prandej dhe ngasin këta njerëz. Prandaj vrapojnë këto makina. Prandej uturijnë kështu tramet. Dhe të gjitha këto ngjajnë me një tempo të shpejtë, e cila të kujton se sa e shkurtër asht jeta.
Posht, nalt, djathtas e majtas ngajnë rrugat e drejta të pagabueshme si n’imagjinatën e një inxhinieri të larëzum në qiell(!).
Një natë
Grue a hyjneshë, e mbështjellun n'errsi të natës,
zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,
një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,
vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangës
Grue a hyjneshë m'erdhi nga gjin' i errsinës...
Që! frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.
Buzët e njoma të saj,
Syt e zez e të mdhaj
me hamnoni vijash të bindshme
premtojnë një dashni të hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambël të marrveshtjes).
Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit ejona
më një valle dëfryese, pa marrun frymë...
Comments (0 posted)
Post your comment