Mistike
Eci mbi dunat e kohës kozmike s'i murg i arratisur nga kore liturgjishë nata më mbulon më pelerinën e saj të qendisur me fijet e vetmisë së botës.
Nga Artur Baku
Mistike
Eci mbi dunat
e kohës kozmike
s'i murg i arratisur
nga kore liturgjishë
nata më mbulon
më pelerinën e saj
të qendisur me fijet
e vetmisë së botës.
Brenda meje
i gjithë universi
një manastir kohë - hapësire
ndriçuar nga flakë yjesh.
* * *
Çdo ditë lindin
dhe rrëzohen perandori,
cifla mermeresh dhe hijesh,
shiten nga tregtar antikuaresh,
si trofe gojëdhënash dixhitale.
Mbase një ditë aty do gjejmë
hijet e siluteva tona - kolona të rrëzuara të një forumi roman,
tek fiksohen në proçesverbale
përjetësie nga blice turistësh...
* * *
Frymarrja e natës tretet
mbi shtratin e yjeve,
ofshama prostitutash,
ngujuar në nje univers offshore
përzihen me flakē orgjishë yjore.
Nga trarët e karbonizuar të Kashtës së Kumterit,
bien gaca yjesh mbi koka Neronësh.
-Alo 129?
-Po!
-Kashta e Kumterit po shkrumbohet!
* * *
Me ardhjen e vjeshtës,
boshësia mbulon
shtëpinë e harruar
diku në një plazh.
Gjithcka ngjan s'i
në një ritual pagan:
Pshertima yjesh
që thyejn akustikën
e qiejve të natës,
blatohen rrotull
një hëne të plotë,
ndërsa vjeshta praron
me boshësi një shtëpi verore.
Comments (0 posted)
Post your comment