Home | Literature | Mugët

Mugët

image Rabindranath Tagore
Nata ka qenë e pangopur. Ka ngrënë hënën, që vështron e nemitur në cep të dritares, ka ngrënë

ëndrrat e mija e më ka lënë kuadrat bosh.

 

 

 

© Bujar Balliu, në Shqip

 

 

 

 Zemra ime e topitur ndien zvarritjen e natës nën fshikullimën e mëngjesit. Drobitur prej

lëngatës së ëndrrave, dergjem në shtrat. Dhoma sundohet nga kuadrati mbi mur. Vështrojnë prej

tij sy apo yje?

 Mos vërtet ti je vetëm portret?

 Po pse te kjo vorbull me yje anekënd

 Vetëm ti paske ngrirë në vend?

Nata ka qenë e pangopur. Ka ngrënë hënën, që vështron e nemitur në cep të dritares, ka ngrënë

ëndrrat e mija e më ka lënë kuadrat bosh.

O portret….

 Sheh menduar e s’flet 

Prej pëlhurës një shteg te të gjallët s’e gjen dot.

T’i shoh sytë fshehur pas tisit të natës dhe kurmi më ndien ngrohtësinë ndezur tek ty. Fërgëlloj

nëpër dëshira dhe pse e di se prej ku je, nuk mund të më afrohesh.

Veç ti rri i ngrirë, portret,

Sepse ti je vetëm portret…

Më humbe në një natë të kthjellët, kur dita në ikje, e trishtuar, varte yjeve pikëza të vagëlluara

drite. Dhe unë mbeta i ftohtë, me sytë mbërthyer në sytë e tu.

Ti rri pa lëvizur, të shkosh s’ke fuqi…

Kam mall për gurgullima të qeshurash, për puthjen tënde kaltërore tretem ndër re, për

fëshfërimën e hapave të tua, grimcohem në murrëtinë e dheut. Kam mall…

Sot kundroj botën – shoh pamjen tënde pranverore:

Përmbi çdo blerim, je ti që bleron,

Mbi çdo kaltërsi – veç ti kaltëron…

Bashkë me mëngjesin zbrite në dhomë. Të ndjeva afshin e ngrohtë. Zërin, humbur larg, e vare në

buzët e mia.

Të gjeta, të pashë. Agim nëpër net.

Ti s’ je portret,

S’je portret.

 

Jeta

 Tagore * u lind më 6 Maj 1861 në Kalkuta, zona e Bengalit. U rrit në mjedis tejet të kulturuar. Njëri nga

vëllezërit ishte filozof, tjetri piktor, motra, shkrimtarja e parë bengalase, ndërsa pjesëtarë të tjerë

të familjes merreshin me muzikë, letërsi të huaja e fusha të tjera të artit e mendimit.

Pas shkollës së mesme në Kalkuta, u dërgua në Angli për të studjuar drejtësi, por qëndroi vetëm

një vit e u kthye në vendlindje duke iu kushtuar përfundimisht letërsisë.

Në jetë pati disa fatkeqësi: i vdiq gruaja pastaj dy fëmijë në moshë fare të re.

Vdiq në Santiniketan më 17 Gusht 1941.

 

Vepra

 Ai ishte artist shumë dimensional; shkroi mbi 2000 mijë poezi, romane, novela, tregime të

shkurtra, drama, ese, kompozoi këngë e u mor me pikturë.

Vëllime poetike: “Gitanxhali:Flijime këngësh”, “Kopshtari, lirikë e dashurisë dhe e jetës”,

“Gjysmëhëna”.

Prozë: “Përftime nga jeta e Bengalit”

Ligjërata: “Realizimi i jetës”

Drama: “Hakmarrja e natyrës”

Romanca: “Përmbytja”.

 

 * Nobel Në Letërsi 1913.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00