Home | Literature | Mbijetesa

Mbijetesa

image
Kohët po ndryshojnë
e djeshmja
nuk do të vijë sot
e sotmja kërkon të nesërmen
ta vërë në lojë
pikënisjen

 

 

 

 

 

Nga Miradije Ramiqi *

 

   

Do të ec drejt diellit

 

Të hënën nëpër hënë

krejtësisht e veshur

në të bardha

në rrugë do të nisem

drejt diellit do të ec

me trupin tim ta zë

dritën e tij

pastaj

në një kohë tjetër

do të mbërrij

në një tjetër yll

 

 

Dashuri e harruar

So Longe. G. Moor


Tingëllimë

zëri yt

dashuri e harruar

lehtësisht më vjen

i (k)thyer në kornizë

i mbështjellë me purpur

në veshin tim

ëmbëlsisht

shkrihet I qetë

 

 

Mbijetesa


Kohët po ndryshojnë

e djeshmja

nuk do të vijë sot

e sotmja kërkon të nesërmen

ta vërë në lojë

pikënisjen

 

Në kaltërisnë e syve

 

Në kthinën e kësaj nate

u diktua edhe një dritare

prej nga të shikoj në vetmi

me katër sy shigjete

 

Ti nuk e njeh vetveten

ashtu si e ke në mua

peizazhi im i gjorë

 

Sharro edhe më thellë

në kaltërsinë e syve të mi

nëse do të arrish një herë

të më gjesh aty ku më le

 

Peizazhi im i gjorë

 

 

Miradije Ramiqi është Poete dhe Profesor i asocuar, dega e Artit Figurativ në Universitetin e Prishtinës

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0