Home | Literature | Jermi

Jermi

image
Vijnë Krishtlindjet dhe Santa troket derë më derë,

dhuratat dhe drerët e transportit i fshehën priftërinjtë...

 

 

 

Nga Vaid Hyzoti

 

 

 

Po ç’pate, o zot!

 

Vijnë Krishtlindjet dhe Santa troket derë më derë,

dhuratat dhe drerët e transportit i fshehën priftërinjtë.

Po ç’pate, o zot, që misionarë të tu

zgjodhe në tokë vetëm... ateistë! 

 

JERMI

 

Kot më lidhni me tuba serumesh, që dhimbjet t’i ktheni në ëndrra të bardha,

dua tl dal në rrugë... Të eci ca hapa, pas derës së xhamit!

S’më trembni dot. E di dënimin tim... Ka kohë që e keni zbardhur.

Toga e pushkatimit është pas derës së spitalit.

Mos i lodhni pushkatuesit e mi, që më presin kaq ditë,

vetëm për komandën: GATI PER ZJARR!

Pse më mbani me ilaçe, serume e gjithnjë masni tensionin,

pse u dashka të jem i shëndoshë, kur do më dorëzoni në varr?

S’besoj se e bëni për mua, por për të kënaqur vrasësit,

të trimërojnë se vranë dikë me shëndet të plotë (!)

Hiqmëni tubat edhe ilaçet kuruese! Më mirë të vetevritem,

si gjithë ata të marrët, që besuan lirinë në këtë botë!

 

 

LUMI

 

Një lumë ka lenë shtratin bosh në vendlindje,

as gjeologët dhe sizmologët nuk e dinë pse...

Një lumë që çan malet, gërryen femijërinë time.

Vetëm emrin ka lenë atje.

 

Pata lëshuar britmën e mallit

dhe maleve ku rrjedh iu krijuan të çara.

Pemet pa mua në buzë të lumit,

janë pa gjethe, krejt të thara.

 

Një lumë që unë e thirra të lëvizte në vena e kapilare,

ka gjetur poshtë deteve dhe oqeanit një udhë të fshehtë,

të më bëhet kompresë, kur digjem në ethe,

të më lëvizë në deje, të më mbajë në jetë.

 

URE E PRISHUR

 

E prisha urën që ndërtuam të dy, me dëshirën e marrë të shpejtonim takimet,

por përsëri shihemi përballë si hije buzë lumit, karakolle në brigje...

E prisha urën, të mos takohemi fare, ndërsa shtohet lumi i dëshirave,

u tremba nga vrulli dhe dallgët e dashurisë së frikshme.

Pastaj të vura blloqe të pakalueshme në facebook, ne vibër, në telefon,

të ruaja zemrën e mendjen, mësova si në internet bëhet bllok...

Veç këmbët përsëri më çojne tek lumi. 

Per të vuajtur për ty dhe më fort...

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0