Home | Literature | Oksigjen Shkurti

Oksigjen Shkurti

image
Njerëzit, 

krejt në mërzi janë zhytur.

Paqja dhe dashuria,

sot në çhumanizëm.

E drejta,

si mjet i padrejtë...

 

 

 

 

Nga Bujar Plloshtani

 

 

Mendjes

 

Drejt vlerës së përgjithshme

sistemi ynë inteligjent.

 

Njohjen brenda saj e kërkojmë,

ndriçimin shpirtëror e përfitojmë.

 

E shpejtë prej pamjes së zotit,

pamje mistike,

tek ne fshihet prej kohësh.

 

Fjalën e shtrin gjer në qiej,

zotësinë e saj tani un’ e besoj.

 

Oksigjen Shkurti

 

Oksigjen Shkurti,

tejngop mushkëritë.

Edhe qiejt përjashta,

duken si bombë atomike.

Njerëzit, 

krejt në mërzi janë zhytur.

Paqja dhe dashuria,

sot në çhumanizëm.

E drejta,

si mjet i padrejtë.

Një perlë antike,

të vetmin ndriçim në shkurt e humb.

I ftohti i ngrysur,

mbyt brenditë e gjithçkaje të bukur.

Oksigjen shkurti,

përmbi nesh,

frymën na zë.

Oksigjen Shkurti,

plumb i rëndë.

 

 

Kontesha

 

Tek pallati mbretëror,

pranë pasqyrës prej floriri

ajo vathët luksoze në vesh i vë.

Përjashta oborri prej gjelbërimit bleron,

ujërat krejt të qetë rrjedhin.

 

Konti nga xhami,

një tufë flokësh të saja t’arta 

që ndrisin verdhë si kashta i vëzhgon.

Ajo ecën përplot hijeshi, 

pelerina deri poshtë vitheve i valëvitet,

kokën lart mban plot krenari.

 

Kontesha ndrit si floriri,

flokët dhe sytë e saj janë porsi kalliri. 

Kapela e madhe prej stilit spanjoll,

hijedritën njërës qepallë sikur ia zë.

Përjashta dielli sa ka zbardhur,

natyrën plot mbretëri e grish.

 

Kontesha hedh shikimin me sytë plot vezullim,

nga pajtoni që kuajt e bardhë oborrit ta kalërojnë.

Konti e vështron,

me plot elegancë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00