Home | Literature | Cikël Poetik nga Gazmend Krasniqi

Cikël Poetik nga Gazmend Krasniqi

image
A mund të kemi të njëjtën kapicë mendimesh të tre?

Secilit i mjafton pikëllimi i vet...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zakoni i Vjeter

 

Po kthej zakonin e vjetër:

shpesh herë i dua gjërat siç janë, stacione 

resh të lara nga hëna, ku ditët kalojnë me hapa gjeli, 

duke nisur përtej qiejsh zëra të djegur prej ajri - grumbull

vegimesh, edhe ato të zbrazura, histori të sfilitura 

nga rrëfimi, të ngjashme, të pastra, të ftohta, 

paralel me tokën si të vdekurit: ku u bën shoqëri 

ndonjë gazetë e ditës, që era e merr përdore

deri te pellgu i shiut të fundit - gjërat që zbuten kuptohen

lehtë mes veti - thua se pres heshtjen e duhur

ku shquajmë fytyrën e Zotit, çastin e vetëm 

ku flet hapur (ose s’jemi mësuar të jetojmë aq lart),

ku dëgjohet si zbret 

nga shkallët e qiellit zërat e një Shkodre tjetër.

 

Ndijimi

 

Ndijimin e nderë në qiell

E gjen më njeriu q’e kishte para meje?

Na ndan tërbimi i motit

A humori i fëmijës që del nga kinemaja?

Po vjen drejt meje? Po shkoj drejt tij?

Kush është ai drejt të cilit po shkojmë të dy?

A mund të kemi të njëjtën kapicë mendimesh të tre?

Secilit i mjafton pikëllimi i vet,

Po poezia e do ta pyesim njëri-tjetrin:

A vlen ta qash atë ndijim jetim?

 

Si Sonet

 

Duke ecur nëpër rrugën “Kopernika” të Krakovit, ia thosha kantilenës:

poezia nuk të lë të ikësh nga kjo botë. 

Shekspiri dhe Montenji qenë dëshmitarë të krizës së kozmosit: në krye të herës, botë quhej një bashkësi gjërash si rregull natyror, më vonë, një hapësirë tokësore, një planet, 

pra, më duhej ta kërkoja Ndre Mjedjen

në botën ku lëvizte poeti (poezia),

në botën ku lëvizte njeriu,

në botën ku lëvizte bashkëqytetari.

Që kjo të ishte bota nga më ka parë,

kur rrija në skrivaninë e tij në Kukel,

çapitej një ditë si mijëra të tjera:

ajo që ngjante e paanë

e s’matet me një sonet.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00