Home | Literature | Kasëm Trebeshina (1926 - 2017)

Kasëm Trebeshina (1926 - 2017)

image
Lajmëtar i dites dritën pasqyron,

nga errësira lind ne te mbaruar.

N´agimn´ e purpurt permbi bot` shikon,

nga drita vdes pas dritës dashuruar!

 

 

 

 

 

Kasëm Trebeshina u lind në Berat më 8 Gusht 1926.  Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. 

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. 

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. 

 

Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve '90 fillimisht në Prishtinë: Stina e stinëve, 1991; mekami, melodi turke, 1994; Histori e atyre që nuk janë, 1995 dhe në Tiranë: Legjenda e asaj që iku, 1992; Koha tani, vendi këtu, 1992; Qezari niset për në luftë, 1993; Rruga e Golgotës, 1993; Lirika dhe satirë 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ëndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.

 

Veprat e viteve te fundit:

 "Aurora borealis". Poezi. Libër i dytë 2004-2007

"Pse e humbi Hanibali luftën?" Novelë 2004

"Teatri i censuruar" Ese 2004

"Letërsia, sëmundje kronike e shqiptarëve" Ese 2004

"Mesjeta e vonë" Ese 2004

"Loja në lojë" Komedi 2004

"Shtriganët" Novelë 2004

"Komedi gjysëmhyjnore" Komedi 2004

"Realizmi pornoburokratik socialist" Ese 2004

"Natë zërash" Komedi 2004

"Revolucioni kultural në vazhdim" Ese 2005

"Kuvendi i grave" Komedi 2005

"Marrëzia e fatit" Komedi 2005

"Nga piramidat te shpellat", Komedi 2005

"Çudirat e jetës", Komedi (Dialog) 2005

"Tri jetët", Novelë 2005

"Një natë në Babiloni", Komedi 2006

"Varrezat e qytetit të vdekur", Komedi 2006

"Vorbulla e marrëzisë", Roman 2006

"Kultura dhe antikultura", Ese 2006

"Shenjtori dhe kau", Novelë 2006

"I vdekur apo i gjallë?", Komedi 2007

"Hija e Perandorive", Novelë 2007

"Kulaçi dhe varri", Novelë 2007

“Stina e stinëve”

...

  *** 

  Ylli i mëngjezit

 

Sa nis agimi qiellin zbardhëllon,

ti i venitur shfaqesh i vetmuar

dhe lajmëron mëngjezin që shkurton

shkëlqimin tënd në qiellin e ndriçuar.

 

Lajmëtar i dites dritën pasqyron,

nga errësira lind ne te mbaruar.

N´agimn´ e purpurt permbi bot` shikon,

nga drita vdes pas dritës dashuruar!

Burg, 1954

 

Pranverë dhe bardhësi

Mbi degzat e qershive ka rën` borë,

krejt n´bore lulesh dardhat jan`mbuluar.

Në bardh´ e veshur era zbardhon mollet

dhe shtyn një qiell të zymt´të copëzuar.

 

Si nëpër ëndërr çaj mas bardhësise,

nga drurët qiellit kënga- bor´jehon!...

Por zemra ime, ç´ka që dhemb sot keqas?!...

Gjithçka po çel, pranvera po zgjon!

1979

 

Mendimi

Bie mendimi në mendjet e njerëzve dhe duket nuk ndalet,

s'e merr dot era s'e lag shiu që bie rrëmbimthi.

N'er' dhe në shi, as në mendjet e njerëzve nuk mbetet mendimi¦

Ne nuk do vemi më pas , kur vdekja vdekje të bëhet?!

1954

 
 
* Ndrroi jetë  në moshën 92-vjeçare mëngjesin e 6 Nëntorit në  Ankara, Turqi.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00