Mistike
Mbase do kryqëzohemi diku, në terminale aeroportesh, me pasaporta të bardha në duar, ku shkruhet: Republika e Harresës!
Nga Artur Baku
Mbase do kryqëzohemi diku,
në terminale aeroportesh,
me pasaporta të bardha në duar,
ku shkruhet: Republika e Harresës!
* * *
Rrugë
Nuk di ku t'i fshihem
kësaj stuhije yjore,
që pikon zjarr mbi gjithësi,
e akullt më është mungesa jote...
Ja erdhi viti elektoral! Të gjitha rrugët universit
u rikonstruktuan me tendera të hapur,
veç rruga ime për tek ti,
mbetet e pakryera e vetme e kësaj bote...
U thinjën dhe hyjnitë
nga pritja e ndërtimit të një rruge të vogël të kësaj bote.
Ku t'i fshihem kësaj stuhije yjore?
Të gjitha rrugët më çojnë te mungesa jote...
* * *
Mistike
Eci mbi dunat
e kohës kozmike
s'i murg i arratisur
nga kore liturgjishë
nata më mbulon
më pelerinën e saj
të qendisur me fijet
e vetmisë së botës.
Brenda meje
i gjithë universi
një manastir kohë - hapësire
ndriçuar nga flakë yjesh.
Comments (0 posted)
Post your comment