T R I N I Ç S H E N J T E R U A R I T – 1
Lutja e harabelit azilant për t’a bërë çerdhe varrin e stërgjyshimit...
Nga Vullnet Veizi
(VARGJE PER ASGJE DHE PER GJITHSHKA)
Ndër duart e erës ka hi reshë e mbi të thëngjij vetëtirash e fole engjëjsh,
Por, tash më duhet qielli: hapmini kah’anë dyert kohndryshkura,
Në manastiret e subkoshiencës të mbërrij ngujuar tok me profetët,
Ku fryma e njeriut asnjë pelë shkrepëtime mos të gjejë të më passet,
E për vithet rrezimtare të sukseseve të rracës së qytetërimit-të më flasë,
Para liqenit të qiellzës duhet devijuar kjo gurrë vere fort thartuqe,
Sepse ende nuk kam shpikur një gradpërcaktues për luzmat e moralit,
E kur s’po gjendet kundit etalon-si vallë do t’ia matim ballët imoralitetit,
I frikësuar jam si krejt mashkujt lutur t’i thundrë thembra e çdo femre,
I frikësuar si hartat e ëndrrive ku etur vjedhin gjene brigje baticat,
I frikësuar si stani përbashkëtar që kuptoi pse bujtet prej hyjsh turpërimi,
I frikësuar si begata që i fal rëndësi aktzotërimit e jo ritit të rindarjes,
I frikësuar si ndëshkimi kur Zoti m’a jep padrejtësisht atë çka dua,
I frikësuar si flijimi, çdo çast guxoj t’a dhuroj dhe pse një-jetën,
I frikësuar si padituria dhe lumturimi që kurrë s’rrezikojnë për t’u takuar,
E ja që ikonat e kujtimeve si s’i shkulkemi dot nga kishza e trurit,
Veçse i fshehim në muret e mendjes nën fallc’himenëzima gëlqereje,
Kur kot i mbyllim ndër shpella parrëfimi-pse origjinës arratijnë,
Ndër të nesërme i zhdukin reflektimat tuj i gjurmuar rishmas pavetëdijes,
Gjithherë pendimit t’i adhurojmë në dhomëzën braktisur të rrëfimit,
Tash që lufta ia varrëzoi dhe të fundmet shpata dherapabindjes,
Me simbolin që ia projektuam vetes pari-e vështirë të nënshkruash paqe,
Bile e rrezikshme të kthesh në pyllin ku emrat e eposit lisëzohen,
T’u japin humblegjendave heshta flamujsh të rinj për mlleftjera kobni,
Qofttë edhe me coha kaltërenjgristare rrëmbyer nga yjni demagogianësh,
Sarkazmarët ciklisht vazhdojnë fe’shtrembëri të premtojnë ardhmë,
Kur finalurdhrit të së vërtetës nga ku i betohen vetpërjashtimit,
Direktivisht prej nostalgjikuqësisë së banderolave ia mohokan të sotmen,
Ku dragonjtë e urisë ç’tjetër do bënin përveçse të farkonin qysqi,
E të nxjerrin qymyr rebelimi thelli gjimalit të kokallave para’ardhëse,
Ndërkaq, duke mësuar t’ia mbrojnë ngastrinë mjerimit-sa qenkan lodhur,
Direkët e energjive e bashi vetmohor udhë u heq drejt të drejtës,
Të drejtës për të sulmuar hambarët kur banketeve minjtë nderohen,
Të drejtës së akordimit të lahutaujit për të muzikuar tonalitetesh stuhitë,
Të drejtës leshpunuese-t’i japë taksë mos’shterjes së kruablegërisë,
Të drejtës kuptimpa të analfabetit të mos mbetet sosjes emërpa,
Të drejtës hipotekore të patkoit që t’a përdorin po ritmit të rracës së vet,\
Të drejtës ritualisht fëmijëruar të shenjtve-të jenë gjykatës pleqsh,
Të drejtës së shpirtit pistar për t’u arratirë nga mishi shndrimtar,
Kur era kristalore e një zemre s’mund t’ia japë porcionin meritar gjoksit,
Një buze etjezhurtë trëndafiluar rrënjës së një trupi zgjyrnor,
Po si mështekna sasythur e gruas që s’duhet përqafë nga epshsmogu,
E çdoçka vizatoj me pendë syri e kallamar sa mbushur vetëtimash,
Vetëm për t’u rrëfyer se mushkëria s’u krijua të jetë burg klithe,
Bile, që t’u bind pse kapronjtë ngulmi përfundojnë së qeni lirisë vetvetja,
Kur skaliten ballsamosjes, sepse sa dhe ne-harenjës u mungon pylli,
Ja që mos frerëzimi i qelizën udhzinxhiruar eksitimit kalendarik,
Në pishtarin e shtegtimit spermatozoid të etërve tanë që zjarrijnë botën,
Fundmi s’do formonte ushtri strategjie jetën për të kontrolluar,
As do dijmë si rishpërndahet barabar kur padyshim s’e prodhuam ne,
Hyjdhuratën që kurrë s’e besoi që babagjyshi i vitit të ri s’ekziston,
Çdokushtesh dherat e riciklimit na detyrojnë t’i mbjellim mollë energjisë,
Ndërkaq që na duhet të kërkojmë kazma tjetrës anë hënëdhembjes,
Pse karvanit të qerrestinëve drejt të djeshmes i duhej një prijës,
Që fort u mërzit duke vënë rregull rock & rroll’it të haluçinacioneve tona,
Apo e humbëm tuj i predikuar për ç’kushtetutëzimin e disiplinës,
E, harruar të na këshillë mos t’a vështrojmë pas lumin e arsyes-iku,
Kur vetë magma e di pse shpinza e kraterit që e mbante peng ish vdekja,
Vdekja që me këmbët e besimit ecën veç para shkretëtirës rijetësore,
Vdekja e vlerave pa shkëmbyer në sistemin njerëzor të mirësisë,
Vdekja e bariut të delfinëve që eksperimenton paqë pishinash nagasaki,
Vdekja e merimanghistorisë që i thur himne politikës e jo lavdit,
Vdekja e krimbit të mëndafshit vullnetarisht t’i veshë shëmtinë globit,
Vdekja e shkëlqimpoetëve që edhe Edenit ndër hije do t’i harrojnë,
Vdekja infarkte e kënaqësisë kur gjaku s’e njeh më trurin që ushqen,
E kështu kemi të bëjmë me fushën e golfit të një të kaluare që vjen rish,
Po ato kodërza epshesh vjedhur virgjëreshash që kurrë nuk i njohëm,
I njëjti rit heshtjeje pse fjala e ndot barin që s’i përket këmbëve,
Thellitë e gropëzave të standartizuara deri në orgazma çmendjefalmash,
Pa harruar që stekat përmbajnë devotshmërisë karakter shumfishor,
Jo veç t’i spostojnë në rreze kazinoshë topthat shenjimit fatdelir,
Por, edhe aksidentin e vetgoditjes që t’i japin xhelozisë pak javë pushim,
Eh! llampë mirazhi qofsh gjetur plazhit ku satani na jep ç’ka i morëm,
Sa më shpejt t’i vrapojmë pas për t’a bindur të kthehet mrekullisë,
Aq më tej prej shtratit të realitetit do na largohet gruaja që e poseidon,
Sepse kur nuk vuan e lodhet plugu i kokës-vuan e lodhet kurmi’plug,
Tash që dhe Krijori u lodh së ndihmuari atë që s’do të shpëtohet,
Kur i mbyll kasafortë irisit s’do të thotë që dielli s’xeh mbi ty,
Thesari i ngjyrave që zotërojmë dhe misteri i bujarisë së blatimimit,
Na grishin drejt portës sashembtare të një faltoreje ku gurrëzohet lutja,
Lutja e harabelit azilant për t’a bërë çerdhe varrin e stërgjyshimit,
Lutja e direkut për t’u kthyer rish në pyll t’i jetë hije eremitit,
Lutja e sirenave për t’u çlirur nga akuariumet toksike të librave,
Lutja e unazës për të humbur pse iu dashka dhënë tjetër përmasim arit,
Lutja e bletës për mos të punuar mëditësisht në mbretëri bursistësh,
Lutja e çekanit mos kalitë çekan’ e gozhd’ e klithje krishtërimi,
Lutja e farës së trëndafilit sythimegër që po vdes deri në rrënjë dëshire,
Për t’u mbjellë qoftë dhe veç një stinë zvarrimtare dheragjirit tënd,
Në i bën vend gjembëmbëlthit terrenisht veç aroma mbet jotja,
Xhindët e së keqes në trajtë nëpërkash flatrat do lidhin liganave ëndrra,
Xhindët e së mirës formë shkabash do adhurosh karrigesh paralitike,
Sepse ti sa unë s’ditëm ku t’ia kërkojmë qëllimet pa tjetërsi jetës,
Përzgjedhës jo veç për kryet e idhujnive mbrojtur çdokushtesh,
Nga ushtritë aureolike të Fe’ve që ende s’po dijnë që toku kanë një Atë,
Por, dhe spektrin e petkave festive të shpirtpadukshmëve roje qiejsh,
Ceremonialisht krenuar dritëngjizësit pse na mbajnë aq pranë,
Ani pse mua vorbulla e stuhisë së nxirnive më rrëmbeu busull saj,
E veç kur t’a kryej të plotë ciklin e faljes do të më kthejë fjordmendimit,
Dhe pse ty t’a hajni zafirin e syrit hipnotik kryqëzata karat’iste,
Rish për të të sjellë penduar lashtëtarit mozaik altarmuzeut të emrit,
Kaq thënka e vërteta meqë amshimi i robit lidhet me ç’ka vetes i mbron,
Emrin e postierit të zërit të perëndisë në ne që, kurrë s’duhet imituar,
Emrin e femrës ku merr ç’ka do, tok me ç’ka do të japë e marrë,
Emrin e gjarprit që s’na ndahet e hijes i fshin gjurmët me gomë mëshire,
Emrin e nevojës mos me qenë vetmarë kur të pagëzohemi parajsorë,
Emrin e qenit që fal familja e mirë kur do të formojmë një komb,
Emrin e fqinjit kovaç që i kalit heshta armikut por edhe parzmore besës,
Emrin e frutit që peizashesh ngjizon ekzotikës së vaginës sate,
Adhuruar për t’u mbjellë prej kazmës së penisit tim instiktesh verbëruar,
Kur më e rëndësishmja ide mbet të dishë si ecet gjurmësh sigurie,
Shkrepani ekstazës ku subkoshiencshëm t’i mbrujësh diej evolucionit,
E jo cila markë t’i ka regjur shtigjet e këpucëve çmimkrokodilore,
Ani pse si krijesa amplitudiane që jemi tej parashikim mospapërkryerjes,
Daullet e kënaqësisë na i japin ritëm zemrës vetëm për atë që bëjmë,
Se sa-lumenj adrenaline perceptimit ndjenjësor për ç’ka bëjmë,
E meqë ju ende nuk e dini ç’jeni: miza, fluturza, bletza a xixëllonjza,
Frikësuar pas rrjetës endur me platintaret thinja skalpit hyjnor të arsyes,
Nga merimanga e kotësisë që çuditet si s’ra niveli i kaltërsisë,
Në të çarat e qiellit të inteligjencies suaj që i paqmë s’mund të quhet,
Mes brohorive jepmëni drejtësi t’u emëroj guvernatorë injorance,
Në republikat e egoizmit ku papërgjegjshëm guxojmë alternativisht,
Oh falmëni! s’po dua të flas kurrë më për masturbimin turmëzor të votës,
Bile as për disiplinimin e duelit këndezor që pruri demokracizmin,
Por as për hobe sharjesh që godasin meritës minaret përgënjeshtrore,
Ndihmuari tash mësuam si kodohen dukuritë saktë klasifikuar,
E, s’mund të m’a quani sfurk fyerjeje fjalën ndaj shtatores që e mallpret,
Kur primitivisht në sistemin tim të vlerave kurrë pa ç’hyjnizuara,
Të pa ekzistueshëm e kam shpallur fenomenin piramidor pa faraon,
Shkretitë e mentaliteteve të tjera gjykofshin si t’ua kenë devetë mbroth,
Veç, të fisnikemi dua t’u kujtoj se kemi lypmë për vdekjet përkohtare,
Për t’u kthyer dhembjes, lavd t’i blatojmë asaj që rend para-kohës,
Kohës për t’u panikur nga bëmësitë-po aq sa nga ajo ç’shikojmë,
Kohës për të dëgjuar në 360 gradë e për të folur veç prej 90º’shit të gojës,
Kohës për t’i pohuar ëndrrës pa shvirgjuar: dua pleqërim në ty,
Kohës për t’i thyer pasqyrat irisit ku thelli hëna u mërzit së jetuari,
Kohës për t’ia djegur tarracat e agrumeve vuajtjes ku zgjoje shendt bota,
Kohës për t’i ndërtuar hekurudhë dashurisë me parëstacion vetveten,
Kohës për t’i rënë sirenave paniktare jo nga ardhma por e kaluara,
Lëre pra doriun e trimrisë të kullotë barin e varrezave harruar kujtimeve,
Posaçërisht do niset aq larg të kthejë kokën pas lumturisht shpëtuar,
Saraje hingëllenjësve përrallparë të kqyrë ç’festa zinjarësh humbi,
Kur ti tej qëllimit të lirisë së tij po hap gurore t’i japësh puls një qytetthi,
Tash do shpik një raport të ri shqisash ndërmjet shpinës dhe ballit,
Jo më kot na adhurojnë konceptet që nuk kemi mundur ndjellës,
Të sapo ç’brymuara t’i përjetojmë si buzët e agut klitorin e luleshtrydhes,
Tok gjithë në ofiçinën e ëndrrës eja t’i përsosim flatrima ëndrrës,
Pa tentuar të gjykojmë rrëzimet që nuk do ngurojnë për të na ndodhur,
Thjesht pra: po arkitektoj pa leje bekimin hiçnirës së mendjes sime,
Si një shkrepëtimë të jetoj në të pa më urdhëruar kush ku të përplasem,
Ku kufijtë të jenë si bojërat e penelat në paletë-t’i shërbejnë një dore,
Pa bisturi kontrollorësh-të më bëjnë synet himnin sa pentegramur,
Me pasaportë garëzimi, me humusë e me kamikaziste striptiste,
Meqë tash gjithkund m’a mohuan hipodromin e të drejtës një’jetëse,
Ti shkëndijzoj patkonjtë e sarkazmës ndër hartat e mistereve materiale,
Bravo! mbrojini muret por dhe lutuni mos jem sternip odiseanist,
Kur do duhet të mosoni të shihni në dritë-hingëllij mes shtëpisë suaj,
Në sot më paketuat të më shisni në botën e shpirtit si një armikth,
Por jam thjesht lejepërkëdheli që dyerpendimit ju fut fam’madhen paqe,
Paqën e thërrmijave të legjendës që ushqen pëllumbin er’pabardhë,
Paqën e kabasë së raki’shelgjeve kredhur vallzuar gërrmazlumit,
Paqën e tradhtimit primitiv të një nimfe për emrin fshehttan të një zane,
Paqën e hidhërimit që s’e provoi vetveten për të çmuar ëmbëlthsinë,
Paqën e kapitenëve pa anije e të direkut me dhjetëra timonierë,
Paqën e dijes së të ngujimuarit gjithjetazi në mbretërinë e të humburve,
Paqën e desantimit ardhmtar pa perfektligjet e të sotmit gravitet,
As shampanjën e nesërmtisë s’do t’a dehnim pa gazet e së shkuarës,
E pse shpesh na e rrethon garda e krimbaneverimit fronin e së tashmes,
Ndaj mikroçipët e iluzivitetit ndihin mos të ritualim tek ky realitet,
Në llavë saftohur urrejtjeje i krijojmë luksin e një kopështi të ri vetes,
Për të jetuar në një tjetër vizualitet ku nuk i dyfishon rrënjët mjerëzima,
Ku na e ka ënda vullnetazi t’i jemi lumturimit kavie parapremtore,
E të na përkasin veç ne projeksionet gjeometrike çdo cak burimdrite,
Por ja që hambarët e syve flasin më tepër se kontabiliteti i gojës,
Kur dihet hemisfera përqafur vështrimit shprehet më epshëm se klithat,
Se na u nevojitka ende zgjatja e të përpjetës nga na thërret fataliteti,
Për t’u ndjerë majbarabarë parnas’arsyes me mitëzimet e respektit,
Mbase për të treguar se jemi shpërgenjtë e djepblirit e duhet të rritemi,
Rish t’i bindim satanejtë se lufta është armë në duart e dobëtarit,
Për të testuar miqësie në mbërriti a jo pajtoni i princeshës së meritës,
Në vlen të dishë të flijosh jetë çdo çast-kur dijmë t’a dhurojmë çdo çast,
Pse po s’e nxorre kufomveten nga valët e harrimit brejtndërgjegjtar,
S’di si t’i mbrosh brigjet nesërmtare e mbetesh pa hapa ardhnie,
Hapat instiktorë të të rënit në dashuri mijraheri po me të njëjtin engjëll,
Hapat e mendjes-bedenandjenjës dhe të ndjenjës-themelemendjes,
Hapat e pakundtë të zilisë që dhe ia vret badiguardët rrethanave,
Hapat e fantazmdëshirës që si do na gënjejë që nuk qenka ajo-kur puth,
Hapat e një pilivese zanoreje jehonuar furtunshëm rrezes së haresë,
Hapat e ç’keqardhjes ndaj gjëmpanjohurve shembje kish’shpirtit,
Hapat e virtytit që i vjedh para në portofol moralit e cilit vallë do ia jepë,
Ndaj besimvullnetazi plumbth hyj në mishin helmëtar të keqtisë,
Po aq flur sa maja e gërshërsyrit që m’a zhvarr nga vullkani i plagës,
Prej nga ku më lutej t’i jap flurudhë kuptimi kahut të së domosdoshmes,
Ndaj sot pas meje ndër flautin e llahtarës tmerrëzohet kënga e majit,
Një nga një i thyen në krahëror ere shtyllat e tensionit të rrufeve,
Teksa digjem nga valët e kordave akorduar keq mallit të dashurisë,
E kopetë e alurimave të tymit m’i përzenë e s’di se ku lëndinzat e qiellit,
Këmbana e mushkërive më thyhet prej çekanit artëtar të një puthjeje,
Pilivesat që m’a shpien velajehonën tej shpellave të legjendës,
Më mbetnë mes stuhisë së smogut të lulekumbullës pa kundragaz,
Kështu që polemi i bletëzave akull ze në fyt të ujëvarës së etjes djegëse,
Ani pse gishtat që kërcet heshtja trumpet’trishtit tejmi bubullijnë,
E ky mister s’do ish mister në ze e flas për çelësin që fsheh energjia,
Energjia pallogaritmike e atomit për t’iu arratirë pushtetit të bërthamës,
Energjia kundpambledhë për ringjalli keopsianësh-lashttarit Egjypt,
Energjia e kthimit kroje turpërimkrenimit të thirrjegjakut mijrastërnipor,
Energjia e elektronzjarrit-të passë trajtës fillestare faljes penduar,
Energjia që e shndërron mendimin në tingull, harmoninë në kauz,
Energjia e plehut për t’u përdiellsuar në mitrën e karafilit pa dhurues,
Energjia e reaksionit primitiv të myshkut që muzgu harroi? t’i verë emër,
Për t’i kundërshtuar atësinë ilegale ujit e mëmësinë budallaqe hijes,
E jo gjithë shtigjet e tejnjohjes shpien në kryeqytetin e dogmave,
Ku koloseumit të ideologjizmave po vazhdojnë gladiatorinë entuziazmet,
Me urrejtjenjëjtat shpata në dorëzat e të cilave po duart e genit janë,
Kur dihet: sperma e vjetranve humbës s’ka alternativë ringjizjeje,
Për ushtarë fitoresh të reja në sfidat parapërzgjedhur të së vërtetës,
Ndonse kamp’ideve dikush i kujdesoka padukshmi mëzthat e dezertimit,
Tash prej betejës nuk dijnë të tërhiqen të mundurit por-të mençurit,
Aftësia alienore për mos t’ia dueluar brirbrirazi demat interesave,
Të çon tortë ngadhnjes duke ia dhënë thikën e rastit edhe kundërshtarit,
Fundmi një pjesëz gjëme pa mbërrirë hojazi t’ia zbukurojë pjatën,
Meqë instikteve nuk ia bindëm rrethanat rish le të notojnë gjak fajfaji,
Veç shpagnxituarit vazhdojnë ende të ushqehen nën pemë hidhnare,
Amazona kënaqësishë ku qindra leqe kanë ngrehosur shtrigat e mërive,
Bareshat impotente të xhelozive, kërpudhmbledhësit e ujkonjrive,
Ani pse fshihemi pas mijra syshë ënda fort na e ka vrapimin kurthesh,
Po ç’u dashka me i qenë njeri’tjetrin po ne ushqim rrënjësh urie,
E pse të vetvilemi para gongut të kohës kur veç koha i pjek frute arsyes,
Arsyes pse çdo burrë blen dhjetë Helena kur Homeri kish një zemër,
Arsyes pse tuj qenë gjithsisht kalimtarucë-jetës i miklojmë lavd,
Arsyes pse gijotin’rëndësisë i vemë krye asaj ç’ka dijmë e jo ç’ka bëjmë,
Arsyes pse nostalgjia s’ruhet në portofol e as paratë në arkivol,
Arsyes pse skllavi lind me në byzylykë duarsh horoskopin premtor,
Arsyes pse klani i injorancës i ofron e i shet injorancës rish injorancë,
Arsyes pse duhet të jem gënjeshtër për t’i zbuluar ligje pakundërshtimit,
Ndaj ejani tash t’a gjejmë minën në tru sa pa na gjetur lozonjarja ne,
Sot kur shpesh do doja t’a konsideroj veten kamp dimëror poetësh,
Strukje alpethinjash ku zien argjend dëbora që aureol mëshirën,
Ku hienat shndërruar në muza të bënin ski majë ortekve të honurrejtjes,
Shpëtuari për t’u prehur ameniadash ku epitafet rimojnë mallkonjitë,
Besomëni: ende s’kam mësuar të jem Zot i vërtetë-fjalës pathënë,
Si gjithë ju jam rob i gjuhës që na nxit rendje shpenguar si drita,
Sërfist që si s’u bindka pse e fatalitetit dallgë është zar grusht Krijuesit,
Por, atlasesh na çmendin erërat e stresit e na mbytin vallet e garimit,
Nevoja për presion gjithkahtar na ia helikëzon grafikët idealizmit,
Fajdexhesha e vesit na lyp kohë të na zhvendosë heshturive aktualitetit,
E ç’ka shitëm kurrë s’pati të njejtën vlerë në u dashka t’a riblejmë,
Ja që i djeshmi paralel e meridiani i nesërm saktë priten në ne,
Pikës ku duam të drejtohet i dirigjentit shkop që harmonin universin,
Ani pse thuajse pandryshueshmi historia na e përcakton rish identitetin,
Identitetin e thikës vetngulur zemrës për t’i kuptuar hyun dhembës,
Identitetin e mëkatit që kur lumturon sulltanin-jeniçerin e virtyt,
Identitetin e rrezikut që si nuk m’a keni dhuruar të rrëfej ç’trimth jam,
Identitetin e fjaldhënies mbetur kroi i parfumit të çdo burri që atërohet,
Identitetin e fëmijës që mbetet shpresima ndërtuar pa e jetuar,
Identitetin e arit tundonjtar që ia zbut deri në tradhëti shpirtin gruas,
Identitetin e të vdekurit që s’duhen zgjuar pa e thirrur kryegjyqtari,
E kupola e oshëtisë do elektrizohet nga një padrejtësim i pa imagjinatë,
Në vlerën e barabartë të drejtësisë që i ligthyen kërcinjtë guximit,
Ç’ka thotë që shpaga e vjetër qenka njerkë e hakmarrjes së re,
E meqë fort rrallë qëllon të na ç’ngujojë paqja varreve të njeri’tjetrit,
Sërish po i mbjellim lule luftës për të përcaktuar më të fortën zhdrejtësi,
Eh sa ligmi jam lodhur duke i lejuar vetes alternativa tehgabuara,
Kur çdo rast më ish premtuar se diku ka dalje prej guvës së hallit tim,
Me ikonostase shenjtësh pishtarin i mëkoj durimit të vazhdojë kërkimin,
Në kah të guximtarit për t’a gjetur fundmi e t’a birëzoj jetimin fat,
E në vullneti i mrekullimadhit vulosur është mbi dyllin e këtij urdhëri,
Bindjeverbërisht duhet t’i gjunjem si nata pushtetit lakuriqësor,
Thjesht pse shkulma e shndrisë beson veç brigjeve që njeh dhe zbaticet,
Kur etja errsimtare më betohet për thellësitë ku ende s’ka mbytur,
Në murlane fenomenesh shpjegimpa që mpiksin brenda palce lëndët,
Mbaruar së materializuari qenien e vet në subkoshiencën time,
Dhe pse shpesh e më shpesh për paekzistencën më predikonka shkenca,
Shkenca e larjefytyrës se s’dihet kush ka dert e ç’zhuret t’a puthë,
Shkenca e apostulatit të ngadhnjenjtarit që flijtëzoka shpatës së vet,
Shkenca e kërkimit të dashurisë në tokë e kohë grishgabonjttë,
Shkenca e ri’gjahtimit të luanit meqë i shpëtove një herë kthetrapusirës,
Shkenca e bukurisë në pasgjithshkah shoh unë e jo ç’ka i adhuron ti,
Shkenca e ndryshimdijenive thelli vetes-jo astronomi tjetrarësh,
Shkenca çudipateori e çdo pse’je ndër humbnajën e bijve devotshmëtarë,
Thjesht ende po mësojmë që beli i mendimit ka nevojë për dhera jete,
E në ndodh t’i ndërrojmë shtëpi ideve-kafkë kurrë jo perceptimit,
Mund t’a shkëmbejmë bile edhe fe’në-por jo konfigurimet apokalipsore,
Qëllon që e shesim a e riblejmë nënshtetësinë në bursat e mjerimave,
Por kurrë s’do ndodhë-për kryet shqiponjëtare të nacionalizmës,
As për pecet e flamurit kur na i lypin kambalet sakrificës llogore’re,
E si mund t’i bëjmë të evolucionueshme zellpandryshueshmet detyrimni,
S’do ishim dot grigjtarë blasfemimi nëse larushisë së zërave rreth,
Blegërinë e alurinë do quanim gen’njëjtë-çka s’lajthit të jetë njëhsuar,
As folklorizmash entuziazmuese shëmbëllima urtësishë sterile,
Gjeologjikisht nën shtresa mineralizuara virtytesh ruajtur krenore,
Ujërat rrezatimflorinjta të pafundësisë së gjelbërimit ëmbël gurgullojnë,
E në kroin e pashterësisë së syrit pijnë diell besimi engjëjt e fatit,
Asnjëherë nuk na kanë paracaktuar të udhemi më tepër se ç’mundim,
E na mëshirin kur u përgjërohemi të lindim rishazi në sythin e dashurisë,
Prej fillimit bujaror t’a jetonim jetën pa i ribërë pashlyertaret fajësi,
Fajësitë e mentaliteteve të reja që duan të frutëzojnë rrënjësh të vjetra,
Fajësitë e gurskalitësit hakmarror që s’i shemb piedestal mitëzimit,
Fajësitë e mosprovimit të virgjërisë në të vërtetat kallmëfrikse,
Fajësitë e emigrimit perandorisë së të përkohshmes-prej farës tej’jetse,
Fajësitë e të mirave që u bëmë të këqinjve e që s’na i falka as Faltari,
Fajësitë e vënies në punë të mokra’urrejtjeve me gjak ngushëllie,
Fajësitë e portave lënë hapur armiqve e mësimin e trokitmës veç miqve,
Thomëni si t’i shpëtojmë breshërndëshkimnive përvojash pa mbërrirë,
I duhen këputur frerët lumdashurisë ku lypej herët të ishim dallgë,
Ky vërshimor trokthim të ndalte bregut ku tok mëshiraz gjunjim,
Korijes ku këmbët plasarirë po lajnë lisat djersaromëzuar të kënaqësive,
Sa kthyer prej qafa malesh të dëshirimave seksuar me rrufetë,
Shndrimkaltrës dëborë ekstazuar me karafilë yjesh që ende bien,
Me një muzikë llahtardehmë na përcjellin në ëndrrën e pa plotësuar,
Në sheshe interesash mediokre boll ia adhuruam çudibërësitë statujave,
Si vallë ugarët e dijes i harruam pa mbjellë me farën që fal njeriu,
Shihini si puhitë e manaferrave të qeshjeve u pushtojnë luginat syrit,
Rrymat e barit vallzojnë patkonjtirës zmeraldthyer muzgut ndjellniepshtë,
Kjo ditë ish veç një sekment shumkëndëshit lumturor të qenies,
Stafeta e shakahidhrimës vazhdon të na tregojë se nesërtia do etër,
Okulistika e natyrës na bën të kuptojmë: ia kapërcyem ylberin fëmijrisë,
Në s’i zgjidhim enigmë ekzistencës dhuruesi do na mohojë vetveten,
E po t’i gjejmë mit disfatës luft’humbëse-kurrë s’do bajonetemi,
Bile dhe kur vdekja qenka e pashmangshme eja tok e i këndojmë lindjes,
Lindjes së të vërtetës si drita burimterrisë për retinën që di të shohë,
Lindjes së sistemit klasor të ndjenjave ku bëhesh skllav kauzflijie,
Lindjes së të keqes matur kur e mira antologjive nuk paska dimensione,
Lindjes së tragjizmit kur më fort trembesh nga aleati se prej armikut,
Lindjes së agshpresës nga midhja e horizontit kapakësh detqielltë,
Lindjes së velatrimërisë kur rastis ndeshesh me stuhimosqenien,
Lindjes së foshnjës gonxhezjarruar për t’a pushtuar me ngrohtësi globin,
Kur dihet: veç fatkeqësia lind e madhe-brez’harrimit të zvogëlohet,
E kur bie shi lotësh dhe nëpërka nën çadër çap ritit hapmortore,
Statujat e idhujnive që na prijnë kanë uri për sy njerëzish kurrë merituar,
Ashtu si ikonat i etten djersës së piktorëve që qelburi i prunë në jetë,
Përderisa ahishtes së flokëve fluturat kultivojnë qindra rraca ere,
Falmëni në them pse faji biblik duhet ç’shenjtur paprekshmëri simbolesh,
Gjithshka ri’ndodh herezisht pse flirt vera e bekuar me ujë pagëzimi…
Comments (0 posted)
Post your comment