Home | Literature | Cikël poetik --- Artur Baku

Cikël poetik --- Artur Baku

image
Edhe sonte pellgjet e qiellit

u mbushën me kujë hëne

dhe melodi shirash.

Terrinë!

 

 

 

Nga Artur Baku

 

 

 

Terrinë

 

Përplasen shirat

në tamburin e natës

si trena të dalë binarësh.

Mbi xhama dëgjohet

fi larmonia e shirave

dhe kuja e një hënë të ngujuar resh.

Edhe sonte pellgjet e qiellit

u mbushën me kujë hëne

dhe melodi shirash.

Terrinë!

Asnjë yll nuk më tregon

udhën për te hëna.

 

Deflacion

 

Në këtë qytet

vitrinat e dyqaneve

janë të mbushura

me stoqe legjendash

fi rmato dhe puthje deri në 70 për qind zbritje.

Sa keq që defl acioni

ka goditur fuqinë blerëse!

 

Stinë “Iliade”

Edhe këtë pranverë

Troja u rrëzua po ashtu

nga një përbindësh i drunjtë.

Agamemnoni nxitoi

për një selfi e mbi gërmadha,

Akili si trofe kufomën

e Hektorit hodhi në instagram.

Menelau u martua përsëri

me të njëjtën grua, diku brigjeve të Egjeut,

gjithçka përfundoi si në një fi lm hollivudian

me Happy End.

Çuditërisht,

asnjë Homer nuk u ankua për të drejtën e autorit.

 

Fat vagabond


Mes nesh shtrihet

një fat vagabond yjesh.

Ka çaste që përpijnë

si vrima të zeza

galaktika puthjesh, fjalësh, shikimesh.

Në këtë kaos kozmik

endet fati ynë vagabond yjesh,

që pret të shpiket

një univers i ri.

 

 

Kthim

Ajo endte mbi qilimin e muzgut

gjurmën e një udhe të pafund,

që shpërbëhej çdo mëngjes

nga disku i zjarrtë i pritjes.

Një orakull kibernetik kishte parashikuar

kthimin e Udhësit në Itakë,

pa trofe, pa dekorata, pa bujë.

Do ishte një kthim si ai i stinëve

që zotat i kanë dënuar me udhë eliptike,

Do ishte një kthim si ai i zogjve shtegtarë

që ia behin me një bulëzim luleje, shira, diell,

ngrica.

Do ishte një kthim si ai i aromës së blirit

në qytetin e pritjes së përjetshme.

 

 

 

Marrë nga vëllimi poetik "Rapsodi Urbane".

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00