Home | Literature | Luan Rama, katër tituj me sekretet e historisë

Luan Rama, katër tituj me sekretet e historisë

image
Publicisti e studiuesi Luan Rama, ka promovuar në Tiranë katër librat e tij të fundit...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Publicisti e studiuesi Luan Rama, ka promovuar në Tiranë katër librat e tij të fundit: “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e piktorëve francezë të shekullit XIX”, librin me ese “Përballë tablosë”, librin “Omer Kaleshi-shtergu nga Ballkani” dhe “Shqiptarët e Leon Gerome”, të cilët dëshmojnë për lidhjet e hershme ndërmjet shqiptarëve dhe francezëve. Në Muzeun Hsitorik Kombëtar të ftuar ishin studiues, akademikë edhe personalitete të kulturës në Shqipëri.

 

Në prezantim u analizuan tre librat e autorit Luan Rama, si libra që shenjojnë identitetin kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve. Studiuesi i artit, z. Abaz Hado paraqiti një panoramë të artit të piktorit të shquar francez Gerome dhe mënyrës sesi e ka përcjellë autori Luan Rama në librin e vet. Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dhe studiuesi Dorian Koçi analizoi vlerën e veçantë të shënimeve dhe shkrimeve për arvanitët si një nga popullatat shqipfolëse që plotësojnë mozaikun kulturor, etnografik e gjuhësor të shqiptarëve në rajon dhe përfundoi duke thënë se: Luan Ramën e ka ngacmuar mënyra e jetesës së shqiptarëve, që jetonin jashtë kufijve shtetërorë në rrugëtimet e gjata të historisë.

 

Figurën e shqiptarit të shek. XIX, me pamje here heroike, here tragjike dhe here lirike e sjell nëpëmjet përshkrimeve dhe penelit të piktorëve të mëdhenj francezë Delacroix, Decamos, Corot, Gerome, Papety, Bida, Gleyre etj.”. Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar vendin edhe në UNESCO. Autori krijon e punon në Universitetin INALCO (Institut des Langues et Civilisations Orientales) Paris, Francë. Ai është diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës, dhe është profilizuar për Audiovizual e Kinematografi në Universitetin e Parisit “Denis Diderot”.

 

Luan Rama është skenarist i katër filmave të prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re, ndër të cilët mund të veçojmë filmin “Vajzat me kordele të kuqe”. Disa nga veprat më të zëshme kohët e fundit janë studimet në rrafshin kulturor si: Dorëshkrimet e purpurta – studim ku shtjellohen edhe Kodikët e Shqipërisë shikuar si vlera botërore që nga kodikët e Beratit, Vlorës, Korçës, apo Voskopojës; Parisi letrar – studim ku shpaloset jeta e panjohur njerëzore dhe itinerari artistik i shkrimtarëve të shquar francezë; Pikëtakim me Jean Cocteau (Zhan Kokto) – jeta pasionale dhe vepra poliedrike e poetit francez; etj.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00