Analfabetizmi i Rutinës Çdoditëse
Majat do të zbresin malet-për të të adhuruar, Detet do t’i kapërcejnë brigjet-të të gjunjrohen në lojra tajfunesh...
Nga Net Isveizi
A
Dragonjtë para e pas apokaliptikë-princër kauzës së fé’moralit,
Arratirë na janë legjendave lavdungjillura mikeshëza ime,
Besomë pra shkulmagimë si dritën mohuar fatit,
Tashmë mes unazës së amfiteatrit të kohës,
Ku fantazmat e së ardhmes rikonstruktojnë historinë,
Një lule ndjellpaemër xhelozie lig po na i gjakërin rrënjazi sytë,
Dora që do t’a presë ndoshta është herët paracaktuar,
Dhe profetiket shëmbëllima të gladiatorëve,
Kurrë s’do t’a mësojnë shijen e tehputhjes klithnajfundme,
Pse ngjyrat a s’lindin veç për t’u ridegraduar cirkuidave të erës,
Po dielli a s’vjen të rimbytet prej thonj terrtirash,
Dhe idetë gërmojnë ëndërrenjash llogore,
Monumentet përkushtimtare në varrnaja t’i shndërrojnë,
Lotët e velafjalëve pikëllenjash ngazëllyera,
Qark nesh rish i formojnë liqenin shteranik trishtimit përqafim’ri,
Ku rastësisht do t’i gurqafim zotat ngushëllenjës,
Gjithsesi shiut aromkuq të duartrokitjeve,
T’i shpëtojmë s’mund-dhe në strukemi skuta heshtjesh,
Apo dhe brenda palcës së mollës ev’adamike ende farpapjekur,
Oh, shenjtorë të mëkateve tona pasmëpa jemi,
Predikues parajspërjashtuar prej gjyqit suprem të etërve,
Që nën kazmën sa zellbujare të faljes,
Milingonazi himnizojnë shembjen e idhujtarive,
E krejt stepash kujtese mbjellim hije dafindjegura hakmarrinash,
Po ku jep shpirt të rishpirtërihet ngadhnja,
Ndonëse sot fort shpesh kthehemi ndër kreni përrallash,
Pjalmin arpluhurt për t’ia shkundur ndërgjegjes,
E me kostumet korbtare të virtytit lodhur shpejt ballove ikjetëse,
Brejtur prej tenorimit të molës së hipokrizisë,
Mercenarazi ritmojmë marshimin orgjiadave flirtore,
Ku hyut të egoizmës na pëlqen t’i adhurojmë millim origjin,
Dhe pse shpatën rrufetirë-ia shitëm, po’po!
Fill sapo toku-dashurimëza ime-ia vetvramë dragonjimin moralit…
B
Tek e fundit-fatin virgjëras po e rilindim në perandorinë e parasë,
Ku egërsisht prej leshrash ngërthehen interesat,
Krejt si grarenja xheloze për perënditë adhuripërbuztare,
E-flirtguxuarazi japmarrim fajde me jetën,
Dhe pse ky ritëm tundonjzi erëzvarrirmi na grisht veç humnerash,
Eh sa bukur e dallgëzon këtu valleharenjën Edeni,
Gjarpërinjtë shtegyjëzuar të arsyetimit pol’pa,
Mjaltërisht helmojnë sho’shokun në festën vegimpacak,
Petalet e zjarrit nënshtrimrebeluar e burguar dyshekëve orgjiakë,
Thundrisht rikthehen po ndër sythe himenërie,
-Energji që lyp të shohë ç’ka para fjalës,
Zallishtja e instiktit të trimërisë diamantëzohet frikëtirës,
Vjetranja dëborë flakbie akullnajash vesi-bardhri e kaltri e gjelbri,
Hm, trokth kahut të errnajës edhe ca,
Sa t’ia kapërcejmë alpet atlasit të shpresës,
Pa kreno si po na ylberon tejmi fushëtira bujaripremtore,
Marshet që gazit do na presin shurdhtunxheve-bëjnë ende prova,
Dhe boja e diellit s’iu ka tharë banderolave,
Qoftë edhe nëse atje kurrë kujt nuk i mbërriti as mirazhi,
Bistakët flladnervorë të gishtërinjve,
Lejomë të t’i shtrydh pikëlotaz hënshëm zhurbuzëve sa psallttare,
Kur dheun e frymëmarrjes dëshiroj të t’a plug fort thellë,
E të m’a ngulësh deri në antropologji eshtrash dua,
Qysqinë ndryshkjelashtë të egoizmit,
Pse-kam nevojë të bindem për tërçka që qenka e pa evitueshme,
Për kreshtën e një mali mungese që s’më rritet zemrës,
E për alpinizimin edhe kur syrit vërtetë s’të kam,
Bile edhe për euforizmin e pushtues’ujit,
Kur rastkush nuk më rrëfen se ç’quhet mirenjë por ç’genon gabim,
Kur s’paska ardhmë në s’di si t’ia klandestinësh kufijtë,
Kur as të shkuar s’ka pa adn amanetesh,
Kur gjithshka shembet-kur ende ngritur s’është,
Oh, karvanim gabimesh jemi zile memece qafmushkës verboshe,
Teksa dashurojmë zotat e padobishëm e njerëzit pa zota,
E ja si na vetprivon e drejta të respektojmë qiejt,
Pse s’po dijmë si jetohet thjesht për vete,
E, të dhurojmë veçse të tashme-tani! e kurrgjë jo më tepër se kaq,
Nektar plazme e kryq bese e pishtar lutjeje,
Por, penduar paqja ngjiztë në ty e mua-punëmadhja ime,
Sa herë na dënon vetgjykueshmërie t’a rilexojmë,
Kuran’in madhërimurdhërues qiellsisë dritnajvirgjine të parasë…
C
Në dymbëdhjetë fiks-kulla hënore e sahatit mjegullnajorientues,
Nga pesha flladimtare e kumurive të pritjes,
Si një ulli datlindjeharruar krejt do të trishttet kërrusur,
Palca i vajshteret në kandil nostalgjie,
Bile dhe bredhat stoikë do t’ia shkulin flokët rrënjëve hareqiellta,
Harku i ylberit të gazmendit-kurrë ndezur,
S’do të dijë ku t’i shënjojë kufij kaprollit të emocionit,
Me shigjetën plagëndërrt të padurimit,
Balerinuar në sy ujqish ballsamosur vitrinash,
Gurët, lashtësisht do t’i arratisen valshkëndijave të kalldrëmeve,
Për t’u shkelur-kudo ku trokthërijnë-prej hapave të tu,
Klithërimëmbëlthta mbi kudhrën e janarit,
Trumpetat ritëmshirokta të shesheve,
Do të zbrazen nga çadrat lulezafiruar të këngëve,
Meqë as përqafimi ekstazngujuar i horizontit tash nuk e nxe më,
Heshtjen e harmonisë që ti fsheh stuhirazi,
Si të ish një lepurushth gëzofblertë strofkgjimallit,
Nën pranveroren pulovër të dëborbuzqeshjes,
Ku ia mëkon me yje pangjizur cicërnajat panjohtirave tej,
Ja dhe ravijzimet rruginahumbse të kalasë,
Zhubravitur do kallen në koshin e vegimave ngadhnjsarkofagura,
Tok me arkitekturën e historisë rëndësipluhurt arkivash,
Majat do të zbresin malet-për të të adhuruar,
Detet do t’i kapërcejnë brigjet-të të gjunjrohen në lojra tajfunesh,
Engjëjt do të zvarren ndër korijet e vlagqerpikëve,
Kur prej portikësh të librave frymshenjttë,
Djajtë penduar do t’i këputin zinxhirët e vetmohimnive të qenies,
Bile kitara kordshkrumbtë e Lorkës do gjakzhvarret,
E do shpërvidhet Rembrandi prej autoportretit pleqëror,
Janis Joplin do t’a rihimenizojë lavdfatin,
E Kolombin s’do t’a perëndijnë fshehttirash-ameriknajat,
Oh, mbi gjilpërat e takave të dritës do të bujtësh,
E unë qëndismës merakartë të syrit kurrsesi s’do të jem më unë,
Ndoshta dhe do hareshë me morrnica alurenjash,
Ndër mishin përcëllor të fjalëve ende eshtrapakrijuara,
Kur as me shenja epokëgurta pishtarësh,
S’do mund të arrij të t’a shpërfaq përkushtesën,
Flamurin zjarrimtar të nevojës për të të mbështjellë trupshpirtazi,
E jet’tej të të fsheh në guvëzën e pasthirrmës “të dua”,
Teksa do më erëzohesh vetëtimazi duarsh,
O fluturzë kundërshtie-herë etervjollcë e herë flurkaltërme,
Po-po, kur minareja kometvallzonjtare e orëbekimit,
Pa dyermbyllje për paradën e qirinjve të premtesave tortdhéruara,
Krejt të m’i ngrejë trillesh-re Deep Purple’ore,
Murlangugatjet e dënesave metaforike,
Oh, fiks kur sip mbi sip ligmi t’i dënojë akrepat mëkati,
Në jehonën gjuhëshkulur të këmbanares dëshpërenjdymbëdhjetë…
...
http://www.netisveizi.com/plus-333-sonete/analfabetizmi-i-rutines-cdoditese/
Fb: Net IsVeizi - poet
Comments (0 posted)
Post your comment