Home | Literature | Poezi nga Mario Bellizzi

Poezi nga Mario Bellizzi

image
Kush hjén e dushkut, verën, valët, bukën e shpisë,

kush një fotografi nga taraturi (1)
...
një shikim nga të vdekurët ndër varrezat...

 

 

 

 

 

 

 Mario Bellizzi *

 

 

Kushdo muar gjë katundi

 

 

Nganjeri muar gjë ka katundi

kush hjén e dushkut, verën, valët, bukën e shpisë,

kush një fotografi nga taraturi (1)

skamandilin me ngjyra i mëmës

qetësimin i gjitonisë e të falat

kush një përqafim nga gjirit

një shikim nga të vdekurët ndër varrezat

kush muar ndër rugat erën e malàtit (2) në lëng 

një qelq pjuhur (3) me shokët

ngjyrat e qiellit, ret të larta e vapën e verës

profilin e maleve

mindullat me lula në brinjë

tingujt e hapave në nxilikatë (4) 

dhe këndimin i cinxrravet të çmendura

kanë qënë dica çë muartin

ngrohtësinë e shtrëngimeve duarsh

kujtesën e dashurisë së parë e njëj fjalë e moçme

një lutje në gjuhën tënë 

palacat të yejtur nd’argali (5) (6)

ata të ndëjtur ndër ballkonat kur shkon Shën Mëria

e psa pamjet dhe kupolat e kuqe të lindjes

karramunxat (7) çë fryjn, uratën e plakave

arin e ikonavet, dica muartin farën e karafilavet,

të tjerë njerëz ato të nënshtrimit 

më farën e mallkimavet

dica në trastën vuan farën e krenarisë e të kryengritjes.

(...) Kushdò muar gjë ka katundi

e katundi i rrëmbej të gjitha

dhe i pështuall në heshtjen e lashtë

të atyj çë di dhe kurrën e kurrës mund të flas.

 

 * 1sirtar; 2tredhak; 3gotë me verë të fortë; 4kalldrem; 5mbulesë; 6 avlëmend; ;7gajde.

 

 

 

Voreja 

 

 

Poetët s’kanë dokumente

s’mbajnë arkive

flasin një gjuhë që nuk kuptohet mbjatu1

shumë herë s’dinë dhe ato që shkruajnë!

Për këto është një gabim të ligjërojnë

rreth kalit të Skanderbeut (gjok o karat?)

mbi mahjerën e tij (e rëndë o e lehtë?)

për ditën që mundën shqiptarët (e ënjte o e prëmte?)

për natyrën e Turqëve (ishin ujq?)

e për atë t’Arbëreshëve (ishin qen?)

Të lumtë

sot dimë si ish moti në Shqipëri

në vitin 1468, 1469, 1470 e sa zëmra më ka ënda

e Poeti mund të rrëmbenj vorenë

(vërtetë frynte në ata vite)

e të shkruanj abonsina2

mbi murxharin3 e Skënderbeut që ghingllisi

mbi flamurin ç’u përhap

qiparisin ç’u shkund

mbi mahjeren4 që tringëllisi

edhe se turqit e arbëreshët

nuk qenë as luanë as lepuj

dhe se prozë tyre ish: Dhon Kishoti, Sanço Panca, Dulçinea,

Xhiuljeta e Romeo, Kostantini e Jurendina, Ballabani,

Karavaxhi me një ikonë nën sjetullë

Romanos Melodi, një prift anarkik edhe malli imi …

Popo çë fati i lig

të humben meqënëse nuk frynte voreja!

 

* 1 gjithnjë ; 2 pa të rreme ; 3 kalin; 4 cakorren

 

 

 

 

* Mario Bellizzi (b. 1957), a poet of the Albanian-speaking Arbëresh minority of southern Italy, was born in San Basile in the province of Cosenza. His verse has appeared in various Arbëresh periodicals in southern Italy, as well as in Kosova and Albania. Bellizzi currently lives in Trebisacce on the Gulf of Taranto. Among his verse collections are: Who are We Now?, Peja 1997; and Last Exit to Bukura Morea, Castrovillari 2003...

 

 

 

Image result for Cosenza

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00