Lotët e Gurit
... dhe mbasditen e fundit të Majit, tatëpjetës së muzgut i dha trupit para, u rrukullis faqes së thiktë të bazilikës.
Nga Eduart Sulollari
Tregim
Dymije vjetë kaluan kur e lëvizën përsëri. Atë që pa për mote e mote, tani e ka pas shpine. Ikën dhe erdhën breza të tërë. Mbërriti çlirimi i atdheut. Kështu i thanë njerëzit e pushtetit ditën e festës. Kryetari i këshillit popullor dha urdhër : hiqeni prej andej. Nuk duhet të shohë vendet kapitaliste, por vrullin e klasës punëtore. Guri i rëndë ndryshoj vendin dhe njëhere pas kaq e kaq shekujsh, atje lart bazilikës. Ditëlindjes së udhëheqësit, funksionari i larte i K Q të partisë dha urdherin e ri. LEVIZENI . Ç'dreqin bëjnë kështu? - pyeti veten guri, me mbishkrimin e lashté :
gdhendur në trup /shek i IV p, e, s/.
Poshtë në fshat festohej. Pa drita, herë e parë kjo gjë. Oh! do të më lëvizin përsëri thiri i pikëlluar. Kështu ndodhi, por kësaj here e lëvizën natën. Si kurrë në jetën e stërgjatë. Lëvizje pa fund nga punëtorët e palodhur të socializmit. Pa i kuptuar aspak. Lëvizja e radhës ndodhi me ardhjen e demokracisë, lëvizje që e dërmoi. Iu dhimbs vetja... dhe mbasditen e fundit të Majit, tatëpjetës së muzgut i dha trupit para, u rrukullis faqes së thiktë të bazilikës.
............................................
mbas një ore këmbana e fshatit u dëgjua tri herë
.............................................
Lilin e varrosën të nesërmen me fytyrë nga lindja e diellit.
11 Maj 2013
e Shtunë
Eduart Sulollari
LIN -POGRADEC
Comments (0 posted)
Post your comment