Home | Literature | Babëzi Aristokratike

Babëzi Aristokratike

image
Toka, 

gjithnjë dhè më e vetmuar

kryqëzon vështrimin

me murin e rrënuar rrethues.

 

 

 

 

Nga Eduart Sulollari 

 

Babëzi Aristokratike

 

(për mbjelljen e pemëve frutorë në varreza )

 

Përpëlitet e gjelbër ngjyrë...

 

Ylber i hutuar

rend të fshihet mbas kindash

të një reje vejushë .

 

Thikë e hijes së plisit 

i preu krahun barit njomëzak.

 

Rrënjët, 

gërryejnë dherat e fjetur.

 

Toka, 

gjithnjë dhè më e vetmuar

kryqëzon vështrimin

me murin e rrënuar rrethues.

 

Afrohet vera.

 

Heshtur mban shportat në duar,

kujtim i mbjelldhjes

qetësinë e gëzimit pikëllon.

 

Edhe njëhere të vdekurit

sytë hapën, 

mbas kaq e kaq motesh,

dhe panë

se si në kohën e pjekjes

kockat ua vilnin...

 

31- MAJ- 2018

E Enjte

Lin - Pogradec

 

 

 

Refleksione Trishtimi

 

Syth i ri, 

njomur doçkat

lotit të vesës.

 

Era, 

gërvishti gjunjët

arës pluguar

nga drita.

 

Klithmë e pulëbardhës

velë - që sundon horizontin.

 

Degë të vogla pemësh, 

gishtat shpojnë

tek gardhi i rrëzuar i ditës.

 

Orët ecin, 

akrepi i kuq i sekondave 

muzgun ndez.

 

Perëndimi, 

u var në krrabën e çobanit

si një mjekër e parruar

gjoksit te lodhur.

 

Braktisur prej ardhjes tënde, 

trishtimi më rrethon si një fashë

bërrylin e thyer të statujës.

 

26 Prill 2018

E enjte 

Lin-Pogradec

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00