Arjan Th. Kallço
Kryqet mbi kishë na kujtojnë mëkatin Heshtje qiellore...
PROFIL
Arjan Thomaq Kallço
22 Nëntor 1967
Korçë, Rr.Pali Prifti, 1
+355692173353
a.kallco@hotmail.com
Arjan Kallço lindi në Korçë më 22 nëntor 1967. Frekuentoi shkollën e mesme Raqi Qirinxhi në qytetin e lindjes dhe më pas Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Italiane, ku u diplomua në vitin 1990. Ka dhënë mësim në shumë shkolla të qytetit të Korçës dhe si pedagog në Universitetin Fan S. Noli.
Ka qënë disa herë bursist i Ministrisë së Jashtme Italiane në Peruxha, ku ka kryer edhe studime për tema gjuhësore dhe letrare.
Ka marrë pjesë në shumë kurse kualifikimi që ka organizuar Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës
Që nga viti 2008 është pjesëmarrës në Konferenca të shumta Ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, si në Korçë, Selanik, Tiranë, Kraiovë, Banja Luka, Shkup, Sofie, Tetovë, Ljubjanë, Ohër, Stamboll, Siçili, Tiranë etj.
Është Ambasador i Akademisë UNIVERSUM, Zvicër për Shqipërinë
Është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Kritikëve Letrarë me qendër në Itali dhe ka marrë pjesë në disa konferenca të saj si, në Morra de Sanctis, Leçe, Siçili.
Është zv/sekretar i Lidhjes së artistëve Pegasi- Shqipëri
Është sekretar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e re”, Korçë
Ka përkthyer :
-Proverba të gjuhës italiane,
-Poezi italiane për dashurinë,
-Tregime të shkrimtarëve italianë të viteve ’80,
-Novela Plaku i mirë dhje vashëza e bukur,
-Lundrim nëpër valë – (antologjia e poetëve bashkëkohorë italianë)
-Poezi dhe tregime të shumë autorëve italianë dhe të tjerë të botuara
nëpër revista, gazeta dhe internet.
Është autor i disa vëllimeve me poezi :
-Pafundësia jote më deh-poezi të shkruara gjatë qëndrimti në Greqi;
(versione dygjuhëshe të librit të tij të parë me poezi: shqip-greqisht, italisht-greqisht etj.)
-Imazhe të jetuara jete – poezi të shkruara në Itali,
-Flatërim nëpër stinë – poezi udhëtimi nëpër Europë;
-Volum me Haiku : Rreze aureolash
Është autor i dy vëllimeve me tregime :
-Ëndrrat thyhen shpejt,
-Shkëndija drite mes reve.
Në vitin 2016 boton dy volume me haiku në shqip dhe italisht
-Vallëzimi i gjetheve (italisht)
-Vargjet kanë mall
-Ribotimi i volumit Flatërim nëpër stinë
-Urtësia s’është kurrë e tepërt
Në vitin 2017 boton katër volume me tregime në italisht dhe me poezi në tri gjuhë
-Passi in liberta’
-Vargëzime pranverore
-Tetova e poezisë
-Tallazet e shpirtit
Në vitin 2018 boton një volum me poezi haiku dhe një përkthim
-Puthja e heshtjes (italisht)
-Nostalgjia ka krahë shqiponje
Merr pjesë në shumëm konkurse në shumë vende, si në Itali, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Amerikë dhe poezitë e tij botohen në antologjitë respektive.
Vitet e fundit boton me gjigandin e editorisë Amazon.
Është autor i artikujve të shumtë :
Në gazetat e Ministrisë së Arsimit
Në gazetat kombëtare dhe ndërkombëtare edhe online
Është fitues i çmimeve :
-Në festivalin Netët korçare të poezisë çmimin e Përkthimit
-Në janar të vitit 2014 u laureua në Romë në Selinë italiane të Parlamentit Europian :
“Një poet për Europën”
-Në Festivalin e Strugës, korrik 2014
-Në Ulqin çmimi i I nëntor 2014
-Në Ulqin çmimi i II nëntor 2015
-Në Itali videopoezi, çmimi i III 2015
-Në Ulqin çmimi i III shtator 2016
-Në Salamina, Greqi laureat i Medaljes së artë “Aleksandri i Madh”
* * *
Arjan Th. Kallço
Haiku
Rrezet e diellit
ngjallin shpirtin e rrudhur
Ftohtësi stine
Vitet e brishta
mbytin ëndrra sublime
Ngadhënjen kujtimi
Bora bardhoshe
zbriti bujarisht sonte
Thinja moshe
Bardhësi bore
Qyteti veshi vellon
me flokët kristale
Ditë e ngritë
Dimri vegjeton tashmë
bashkë me vetminë
Natë janari
Natyra e pashqetësuar
pushtuar nga hijet
Kryqet mbi kishë
na kujtojnë mëkatin
Heshtje qiellore.
Comments (0 posted)
Post your comment