Home | Literature | " Kohëbrengë "...

" Kohëbrengë "...

image
Zgjedhje, dorëheqje, impeachments, gjykime administrative, ndarje pushtetesh, peshë dhe kundërpeshë, kontroll i ekzekutivit…

 

 

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

© Carlos Fuentes

 

 

« ...Sido që ta shohim lirinë, si një vullnet të lirë absolut, apo të kufizuar nga trashëgimia, natyra, fataliteti apo rastësia, thjesht fakti i shqiptimit të emrit të saj është tashmë një akt shprese. Ata që nuk e kanë këtë liri, dinë ta vlerësojnë më mirë se kushdo tjetër. Ata që e mbajnë si diçka të fituar tashmë, rrezikojnë ta humbasin. Ata që luftojnë për të, duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që vetë ky luftim përfaqëson për lirinë ...

 

Zgjedhje, dorëheqje, impeachments, gjykime administrative, ndarje pushtetesh, peshë dhe kundërpeshë, kontroll i ekzekutivit… Sistemet demokratike kanë shpikur plot mënyra të ndryshme për ta përmirësuar formulën e Madisonit, me qëllim që të jenë vetë qytetarët dhe institucionet ata që ta detyrojnë qeveritë për ta kontrolluar veten, që kështu, këto të fundit, të mos e humbasin kontrollin e popullsisë...

 

Si ta masim lirinë ? Me sasinë e vullnetit të lirë që institucionet i lënë secilit ? Apo, anasjelltas, me hapësirën që çdonjëri prej nesh i lë autoritetit të institucioneve ? Sidoqoftë, liria qëndron në besimin tek ajo, në luftimin për të. Liria është para së gjithash kërkimi i lirisë. Ne s’do ta arrijmë kurrë plotësisht. Vdekja do të na tregojë caqet e çdo lirie personale. 

Dhe historia do të na tregojë sesi zhduken dhe shndërrohen institucionet që, në kohën e tyre, e kanë përkufizuar lirinë. Por ndërmjet lirisë dhe vdekjes, ndërmjet shkëlqimit dhe tmerrit të botës, në çfarëdo rrethane, kërkimi i lirisë do të na bëjë të lirë... »

 

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

© Carlos Fuentes

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00