Home | Literature | Dimri i Mërgimit

Dimri i Mërgimit

image
Dimri i mërgimit bënë të thahet dega e trëndafilit

dhe s’gjënden lule të tjera 

ndër trevat e trëmbësisë. 

 

 

 

 

 

Nga Mario Bellizi

 

LIRIJA

 

Këmbë xathur mbi ferrat

një gunë e kuqë 

një tërkuzë e zezë çë pengon duart 

sytë çë përgjojnë mbatan 

më atej se mendimi.

Gjunjët e statujave guri 

janë me xhumba1 e gjak.

Kimni besë 

kështu zë fill Liria! 

 

 

DIMRI I MËRGIMIT

 

 

Poeti vë çofa1 të kuqe te dera e natës 

       mbushin me puzëm2 fjalësh

       vargjet e tij sa të rrinë shtuara në kohë. 

Po largësia është largësi

një thikë e ehjur3 çë shpon 

zëmrën e ëndërrave 

e e bën cikërrima4. 

Dimri i mërgimit bënë të thahet dega e trëndafilit

dhe s’gjënden lule të tjera 

ndër trevat e trëmbësisë. 

Në lëmë kreshta pa grurë

Zogjtë s’kanë çë të bëjnë

Fjuturojnë të reksur5 mbi retë. 

 

1 çufla; 2 niseshte; 3 mprehur; 4 copëza, grima; 5 trembur  

 

 

 

A E SHEH SI PUNON GJITHËSIA?

 

Dielli, hëna, yj, dhe, qiell, kërcejnë në një valle 

bujku me cigare në buzë

shet speca ngjyrë ylberi në pazarin e Tetovës. 

Një qerre pa yjësi dhe i hëlqur nga kuej mermeri

shkon në një rrugë e kalldrëmtë.

Muezini drejton ushtri lotësh shiu

që zbresin tue vizuar sytë  e fëmijëve.

Vajzat ndër arat e ngjyrave

përdorin të kuq qershie për të lyer ikonat 

dhe të kuq shege për gjakun e t’vdekurve. 

Kopshtet fëmijësh këndojnë me zë plepash

të dridhës midis manushaqeve. 

A e sheh si punon gjithësija?

Si dërsijnë shtjerrat  brenda fanellat të trasha. 

avlëmendi prej druri është i kalbët

dhe merimanga ari argalisin ëndrra dhe prralla. 

Por ankthet janë duke humbur rrugët nga shtëpitë 

zanoret nga abetari, verën nga rakia.

Mijëra fytyra punëtorësh pushojnë

ca herë  populli është  shtjerrë manar

e kështu punëmbarë, populli im ….

 

njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit, 

kush tharr, kush kor, kush mbledh duaj, kush shin

kush sharton, kush krasit, një bën pluar’ e sëpatën ….

 

Naim, është një unazë e mbyllur kjo punë!

Zemra ime valëvit flamurin e kryengritjes

mbi grumbuj gërmadhash 

mbi anijet me të arratisurit 

mbi dëborën e shtypur nga emigrantet zbathur

që s’lën gjurma

një flamur i shqyerr 

që mijë duar qëndisin me maja pyjesh

A e sheh si punon Gjithësija, Naim?

 

Perendia e ligjësisë rri mbi kodrat e Hollywood-it

me leshra të florinjta e të ergjënttë krahrorë

ball’e gush’ e faq’ e llërë dhe këmb’ e duar dëborë.

 

Sot është një kurvë 

që lan flokët me lotët e të varfërve 

dhe ka shqetësim kur vizaton kufijtë me të kuq buzësh. 

Nga shtigje yjsh të losur si gëlqere e bardhë

Profetë, bujq, fshatarë, 

të shkretë, tufa trëndafilash, 

një miliard bektashinj përmbysin Arsyen e historisë 

Naim Frashëri, a e sheh si punon Gjithësija ime? 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00