Home | Literature | Kthim

Kthim

image
Ajo endte mbi qilimin e muzgut



gjurmën e një udhe të pafund...

 

 

 

 

 

Nga Artur Baku

 

 

 

 

 

Kthim

 

 

 

Ajo endte mbi qilimin e muzgut

gjurmën e një udhe të pafund,

 

që shpërbëhej çdo mëngjes

 

nga disku i zjarrtë i pritjes.

 

Një orakull kibernetik kishte parashikuar

 

kthimin e Udhësit në Itakë,

 

pa trofe, pa dekorata, pa bujë.

Do ishte një kthim si ai i stinëve

 

që zotat i kanë dënuar me udhë eliptike,

 

Do ishte një kthim si ai i zogjve shtegtarë

 

që ia behin me një bulëzim luleje, shira, diell,

 

ngrica.

 

Do ishte një kthim si ai i aromës së blirit

 

në qytetin e pritjes së përjetshme.

 

 

 

Aromë blirësh

 

 

 

Në këtë qytet

 

dimrat vijnë rrallë,

 

si grup muzikor rroku

 

në një provincë,

 

që njerëzia e pret

 

me një gotë verë

 

të ngrohtë në shesh.

 

Ndryshe janë kthimet tuaja,

 

ashtu pa bujë

 

ti tretesh në ajër

 

mes aromave të blirëve,

 

shndërrohesh në shpirt prej uji,

 

futesh në poret e qytetit,

 

harrohesh.

 

 

 

 

Paradoks

 

 

Thonë se universi

 

po zgjerohet,

 

yjet po rendin kuturu

 

drejt hapësirave të reja

 

me turravrapin e dritës.

 

Ndërsa ne jemi po aty

 

ku na fl aku Big-Bengu

 

para 5 miliardë vjetësh,

 

në të njëjtën

 

largësi nga njëri-tjetri,

 

endemi rrugicave

 

të një bote të vogël,

 

bareve të një qyteti kaotik,

 

rrotullohemi paqësisht

 

rreth egove tona urbane

 

me paradoksin zanafi llor:

 

në këtë univers, që zgjerohet

 

pafundësive kozmike,

 

fatet tona s’do të përplasen kurrë.

 

 

 

 

 
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00