Home | Literature | (Për)ndjekje...

(Për)ndjekje...

image
Emigrantët,

janë si dielldimri...

 

 

 

Nga Pranvera Drita Gjoni

 

(PËR)NDJEKJE...

 

Emigrantët,

dhimbje e pasosur

që ecin lehtë të ndrojtur,

frikës ku po kërcet e pëlcet,

kërbaçi i kthimhapave...

 

Emigrantët,

janë si dielldimri

që i gënjen sipërfaqja jetësore,

duke ua shkurtuar rritjestinët...

larg tokës ku u mbollën.

 

Emigrantët,

janë kocka të brishta.

I bren halli e malli

duke ua përzier

horizontin e ajrit

në mijëra rémjegulla...

 

Emigrantët,

janë vulë jashtë serie.

Të papranueshëm aty ku kanë këmbët,

të paidentifikuar aty ku gjakun kanë hisé...

 

Të përndjekurit,

janë ikje pa lamtumirë...

Sillen ringut të trungut

heshtur pa hipokrizi.

Zhurmshëm pa epiketë

autostradave të kohëshpejtësisë...

Me zjarrin e fshehur të riatdhesimit 

nën lëkurë të shpirtit...

 

 

 

FOTOGRAFI

 

Pothuajse gjysëm shekull,

që aparati im

me zoom psiko- ndjenjat,

memorizon pelegrinazhet

autostradave të mbijetës...

 

... pa filtër,

retush,

tantella,

ngjyra të shtuara.

Krejtësisht siç sytë

zhveshur i shohin,

kur përkunden nyjeve të burgjeve

që vetë i krijojmë duke gërrhitur,

gjumit të harruar...

 

Shkrepin sytë fotografi,

blicit të shpirtit pambarim...

Varfëri të kryqëzuara,

dasma të udhëzuara,

vdekje të vdekura e të gjalla...

E natës së gjatë- terr,

i laj labëratorit të mendimit

që në ag’ t’i deshifroj efektet

e t’i postoj udhës së qiellit...

 

Mijëra faqosje,

presin t’u lidhet kërthiza...!

 

 

 

 

DRAMA E VITIT 2018

 

Qesh në të keq,

ose zgërdhihem nga halli

kur “kritika konstruktive”

më dënon pa pushim,

si poete e fjalës së ashpër...

 

Po, po, pse jo...!

Shoh si jeton njeriu- mekanizëm

i pashpirt, pa zemër, pa intuitë,

i dhunshëm, hakmarrës, i pa botë...

arkitekton sa të hapë sytë

tokën e pistë hijesh gjaku,

eshtrash të lidhura në seri,

barkut indiferent

që e ushqen elektronika dhe djalli...

 

Pasazhet e udhës

mbushur me selfie të lumturisë së rreme.

Tavolina të tejmbushura orgji,

kurvëri, masturbim e jargë të fëlliqura...

Vrasje në emër të mashkullit pa testikula.

Fëmijë që ngrohin qoshet vetëm,

ftohtësisë e grindjeve të prindërve...

Gra që pjellin giotinën e tyre...

Hipërbolizime ndaj idhujve pa këmbë,

qumështoreve të rekrutura në prostitucion...

 

A s’më thoni ju butakë,

si mund t’i shkruajë butësisë, paqes...

Kur rrashta të tilla apokaliptike

të blozojnë shpirtin,

të zymtojnë shpresën,

vrasin të bardhën...?!

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00