Home | Literature | Lirikë për ullinjtë e vendlindjes

Lirikë për ullinjtë e vendlindjes

image
Kur të betohem një ditë për ullinjtë kokërrartë.

Për blerimin

E brigjeve dritëlarë nga dielli rrezeprush.

 

 

 

Nga Namik Selmani

 

 

Urimi që kapërcen kufijtë e ditës

 

Udhëheqësit të kishin falenderimet e sinqerta të popullit të vet

Mjekët të mos harrojnë para nevojtarit në pragvdekje Betimin e Hipokratit

Gjykatësit të kenë në kurriz peshoren e pagabuar të drejtësisë së shenjtë

Poetët të marrin lavdi të merituar me fjalën e mençur që i largohet mëkatit.

 

Të sëmurëve do t’u uroja shëndet e forcë për të mundur të keqen

Emigrantët të kenë një prag të ngrohtë ku të shuajnë mall mëmëdheu

Udhëtarëve shëndet e mbarësi për të mundur sfidat, honet dhe leqet.

Tregtarët të kenë ndershmëri para kandarit që mat dhe kokrriza dheu.

 

Mëkatarët e botës shumëgjuhëshe të kenë nga zoti dritë mëshire

Hipokritët që të mos e ndërrojnë fytyrën si nafta e makinave që ecin.

Të pamartuarëve së shpejti me familje e me djepe ku ka ka shumë urime

Shteteve sa më pak luftra në sinorët e maleve kur plumbat nxijnë dhe qiellin

 

Të martuarit të kenë harmoni e bijtë e nipërit kurrë të mos jenë të lënduar 

Të pasurit të mos harrojnë të varfërit që ndajnë kafshatat e bukës në tavolinë

Përkthyesët të njohin më mirë gjuhën e tyre që iu jep lavdinë e ëndërruar 

Të larguarët e jetës të kenë amëshimin në varreza në dëborë e në shi.

 

 

 

Klithma e Mesdheut


1.

Vëruani veshin dallgëve të Mesdheut

Të plakur e të thinjur!

Jo si polumbarët

Në kërkim të një amfore a të bauleve me florinj!

Dëgjoooni klithmën

Që mbetet për gjysëm në atë hon të blertë, të panginjur

Dëgjoni një fëmijë

Që dhe në bark të nënës qan e qan me ngashërimë.

 

2.

Vëruani veshët

Asaj vale që shkon në shpirtin e botës që zjarrmon!

Shihni sallat

Me llampadarë, mikrofonë, ngrohësa e kollare të kuqe!

Nëse

Nuk bëheni Mjeshtra arkivolësh për trupat e gjorë

Këputni

Nga sytë e nga zemrat e vrara, qoftë dhe një lule!

 

Gjakosini duart

Duke prerë qoftë dhe me dhëmbë telat e Murit qiklopik

Thërrisni vajatore

E prapë do ju mbesë një pikëlot i patharë

Bëhuni faqeskuqur

Jo si bujku që prek ugarin për ngrohtësi

Po si mëkatarë

në një GJYQ pa togëzinj, avokatë e gardianë!

 

Ujdisni me valë Mesdheu

Një djep të boshtë, pa ninulla, pa jastëk nën kokë!

Bëni një kukull të bukur

Me një emër të çuditshëm viktime në amëshim.

Mbillni një qipariz

Në fund të detit që si kazan po valon

Hidhni në pentagram

Oinë e pambaruar, më e përkryer se të gjitha simfonitë!

 

E bëni brenda vetes

Vetë një Mesdhe të dytë, me dallgën më të lartë!

Mos i mbyllni veshët 

Si të Odiseut, nga dhimbja e brigjeve të gurëzuar!

A thua

Se BOTA është bërë lehonë e i mungokan sytë në ballë??

A thua

Se dasmat e pabëra po na thinjin të tërë pa i jetuar???!!!

 

A thuaaa?

 

Oh, i vini veshin Mesdheut!

Shurdhër u bëfshi një ditë që të gjithëëë!!

 

 

 

Lirikë për ullinjtë e vendlindjes

 

 

Në degët e tyre

Vallen e fundit dua ta hedh i lumtur.

Edhe ose 

Gjurin e ka lodhur paksa udha dhe mosha.

Nipërve 

Do t’u rrëfej për to bëma trimash shpirtpapërkulur.

Aty 

Do të rrëfej

Për dashuritë shqiptare më të bukura që ka bota.

 

Do të marr

Ca degë ulliri kokërrmbushur me lëngun hyjnor.

T’i vë

në oxhaqet, në ballin e nuseve, të kullave e vilave.

Bota

mund të dërgojë përditë në hënë njerëz me avionë.

Po kurrë

S’mund të mbesë pa aromën e flladin e ullishtave.

 

Aty

Do ta bëj provën e vërtetë për vargun e pashkruar.

Si të kisha 

Në dorë një shigjetë molle të Vilhelm Telit.

Aty

Do ta vë këngën si gur në kalanë e fituar

 

Aty 

Jam kalorësi që kalëron dhe mes llohës dhe territ.

 

Aty

Është Pasaporta e fisit tim që nuk njeh doganë.

Aty 

Është kënga e parë që më vuri nëna në buzë.

Mos u çuditni

Kur të betohem një ditë për ullinjtë kokërrartë.

Për blerimin

E brigjeve dritëlarë nga dielli rrezeprush.

 

Nën to

Trimat u pagëzuan në beteja me plumbat e zjarreve

Nën to

U shkruan enciklopeditë më jetëgjata të botës

Nën ullinj

U përkundën ëndrrat e pambaruara të karvanarëve

Në pritje

Për të kënduar të tjera ninulla në fytyrën e foshnjës.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00