… Sonetet as shoviniste e as …
Utopi jermjashtzakonshme më vrigndizen në mendje Qytete kallur krejt argjend arkitektoj asgjësisë Nihilistit guxim humbjehartash ndër të sulmeve shembje Djajtë bëj theror në nderim të vigjëlizma ngrehisë...
Nga Net Isveizi
– 889 –
Ky atdhe dhe vetë bir pa atë
Kur urdhëron t’i bëhem fli me ndër buzë dhembtijin emër
Harron që ditë trishtit më ka lindur të pa zemër
Rrjedhazi dënimpakëmbim e lotngratë
Veç t’i kujtoj dua me patjetër
Se kurrgjë s’bëri të gëzoj tek kjo jet’ e ç’mbarsë
S’më ndihu as aq sa mund të ndihte një vdek’ e pa gjasë
Palindur ndjehem si tash pleh i vjetër
E meqë dhe jam e si ende nuk jam mbi të
Vrigth do doja t’i valëvis qiejsh një flamur çjerratar morali
Rroftë dashuria! klith ligshtë
Brekët e pavarësimit ia ngre majshtize fati
Krye shënjueses grishzishtë
Që sa herë krahëruar më shpon jam po ky fuqi ringjallmi
– 899 –
Tek kjo botë ende keqsunduar egërsisht në çdo shpirt thërrmije
Nga miliarda mendje gjenializimash vetbesimazi trillbegata
Si mund të më pëlqejë mbi galdgjitha mendja ime
Kur s’ka të sajën asnjë unazë gishtblatimi trishtngrata
Sa mirë që askundmi s’po i gjej unizmit justifikime
Të jem shëmbëllim i rrethanirës siç ia do qejfeve balta
Duke arsyetuar ndryshe dhe mbyturi u kallsha ndër gabime
Jam po aq përgjegjës i rrënonjzezave piramida pa kurrandrralla
Ani pse mund të prodhoj armiqth përkundërt ndërgjegjes
Mbase shtoj gardhngrehurat bajoneta gjakmprehuri rreth vetes
Për t’a mbajtur largu dremitjes hyun e vigjëlencës
Mëvetizmit do i gjej zë dhe ngujvarranira heshtjes
Tuj rithënë: Shenjtit i përket planeti e fatçnjëheri kohësivjedhjes
Edhe pse përjetësirën lyp mes sarkazmirave të shkencës
– 909 –
Të them çdoçka rastësisht di do u jem thjesht një i vdekur
Si unë të tjerqindra që i kqyrin të kurrdukshmet makthvërteta
Ujkëruar tuj u endur pyllit të fateve parajsisht heshtur
Prej pushtimit zanafill nga perënditë e gënjeshtra
Gjuha e panikut s’del prej dhëmbëve pse ngelet ligsht thekur
Mbi tehet e hakmarronjave zjarrgjakrash flaklëmenjta
Ndaj shpirtrat na arratijnë prej shendtirës gjëmazi rendur
Kthimtares lutje ndjekur lavdemotesh lotpërrenjta
Kthim në arenat e dhembave për t’a vrarë bishën
Kthim në testamentet e besimit shpagrish të shembim kishën
Kthim në kutiçkë zgjedhjeje ku demonia njeh vlerë vote
Po pse kur mashtrimtarët janë politikazi çmimçelikshëm
Aq sa pa u fshehur do bënin gjithshka donin madje çdo kohe
E sa herë të ngrinim krye t’i kishim çekiç majkoke
– 919 –
Mos më lejoni alkimisht të bëj me fatin eksperimente
Flakën hyjnore më lyp psiqikja biologji e flirtim fantazisë
Laboratori kozmik i humusorit besimth në vetvete
Më shndërroi në pleh-dhé më bëri çdo shqisë
Utopi jermjashtzakonshme më vrigndizen në mendje
Qytete kallur krejt argjend arkitektoj asgjësisë
Nihilistit guxim humbjehartash ndër të sulmeve shembje
Djajtë bëj theror në nderim të vigjëlizma ngrehisë
Palcës trembur më ç’dremit kjo luftë pa fitimtarë
Nuk më është teleskop televizori dhe as divani një varkë
Ky dush arktik më pinguinon këngëve zjarrmbrothtë
Në kryerje sfidash të mëdha i hap shpirtit plagë
Shërbim fiks’ideve gjenialiteti shtyhem në katastrofë
Si gjithata që dështojnë e varrani të shpallin oj imja botë
– 929 –
Konstante shpejtësia e tejzhvendosjes së realitetit
Si për mua që gjene i matkam perceptimat mbi opinga
Si për tim vëlla që boing-ët kalëron shtegimës të kismetit
Si për time motër që s’i ndan diamantet nga të tjerat xhingla
Rrahjenjëjtë zemra e kohës në krahërorin e miletit
Infarktet krejt qenkan tjetër gjë kur dhemba jetën e prinka
Meqë nuk jemi qiellorë pse t’ia bëjmë hesapet misterit
Kur gazmendet fund tij t’i përcjellim varri na dhur mijra hinka
Me alkool ëndrrash ç’pirë e shtypshkronja parashë
Me fantazma grash mosh’pa e shtatore platintarësh abrashë
Me yjësipsherëtirat e tritolit dhe gjeneratorët e lotnajës
Kozmosisht gjallokemi sa e meritojmë pa ankesa o qurrashë
Gjithluftrave shpallur vetes për bash të avangardës
Një gur a kryqth pa emër na bën rish t’i jemi kufij hartës
– 939 –
Gjakmarrjen e ritakova ngujuar në karrigen e kushtëzimeve
Ndaloret ligje i mësonte fatit të vet heshtazi paracaktuar
“Pse duhet”-e pyeta; “Duhet”-tha; e tek dridhej e ledhova druar:
Dashuria ime tash më qenka robinjë e vetmohimeve
S’kaloi gjatë dhe hakmarrjen e gjeta hareje mes krimeve
Rrëfeu se i lypeshin para ndaj mendonte përdhune me duar
Somnambulisht tej kasafortës së vet veç një qëllimi ish harruar:
Sot liria ime mbeti skllave famkeqe e ndërveprimeve
Ani pse të dyja kamëzore nuk më ishin ndërgjegjazi e njëjta gjë
Ndryshonin po aq sa i dritës burim me krojirat e territ
Klitha nënash kqyra tek i mbrunin urisë në të kohës magjë
Tradicionalizmash më përçmuan seicila magjishmërirave të emrit
S’guxoja t’a gjykoj turpin kur flirtte me të dyja bashkë
Ungjij i dogja si kanunit dhe gangsterizmit acidlotë veremit
– 949 –
Vdekurisht po i rishkthehem tregut të të pathënave
Ani pse askushi s’paguan emër të së gjithëve shpëtim
Ndonëse si i bien pordhës edhe i rrahin gjoksin dënglave
E sa gjenden nën të së vërtetës litar paniken e ik’kan mërgim
Mbase janë po këta barinjtë më namkëqinj kaq e sa bëmave
Ku kullat e moralit i ka mbuluar hiri i vetvetes përçmim
Ngujuar barkash të tyre as duan t’ia dijnë liqene gjëmave
Për miliarda të tjerë që i thëthiroka thellësira lëngim
Kurrkundërshtuar as kandarin e qiellorit shpërthyes fati
Duke i dhënë të dëlirësirës gjak që s’iu infektoka asnjë kohe
Zemrave ç’ngopur me mashtronjat virtytazi kodoshe
Hakmarrjen s’ka kundi hyjni të t’a njohë vlerprapthi
Dhe pse dhëmbjet po derdhen tej se s’mbanka më lotë pilafi
Ku helmëzuar i ëndrrave oriz na petk shijesh hirkobshme
– 959 –
Në formën e një tulle më beft’ridel përpara
Çdo mëngjes sa zhbir retinën hutuar
Prej laborator ëndërrive mëkatonjash të kurrpara
Shtat e shpirt kopje unë-pesimizma krejt shkrumbuar
Ç’më lutet t’a ve nënkëmbë plot dinakëri e lajka
Përdita një e mbi një ta kem ngurisë së guximës uruar
Si shkallë t’a përdor ëndit pa andralla
Sa më lart të ngjitem sado premtimunduar
Sigurisht fatfundi për të shpëtuar nga vetvetja
Prej zvarrisjesh ndër kohëra neverirë
Dhérive gjakëruar nga lotvërtetat mesflakësh përpirë
Mbi kokallat e shpinës sa të jetë jeta
Me zell djajsh t’i kacavirrem honeve bes’zhgënjeshtra
Drej majës ku entuziazmi më pritka zgërdhirë
– 969 –
Të ndjerit e fruteve mushtëruara dendur me dritë
Të pavlefshme për vëmendjen e duarve tashvjelëse
Të barazçmuarit e rrënjëve yjëzuara me padobishmëritë
Të gjithviteve ku bleronjat u thinjën mes bekimash bjerrëse
E kanë bindur tim atë t’a shohë botën krimbhirtë
Tim’amë mospërfillëse të sillet ndaj kohëve e fortfjaltherëse
Garderoba e përvojës gaztrishtë iu adhuron lakuriqtë
Mijra kukuvajka dhembe si këndojnë shpirtrash çjerrëse
Ç’entuziazshëm i shfletonkan brengpashlim të syve albume
Përpjekja për të supozuar ç’drith u bluan mendja
Njëlloj si me gjetë sa fara fshihen urizmit të një hurme
Me nga një thikë gishta ngushëllisë të dy ç’lëkurojnë zemra
Nevojës për t’i rishtreguar se tek kjo ditë fatlume
Veç njeri’tjetrin kishin për t’a pasur ende edhe tejmjeta
– 979 –
Po më ngjitnin ndër brinjët gazmendur mijëra erashka pendësh
Po më shndërronin në engjëllth në një ceremoni pagëzimi
Po më bindnin që ia vlen qiellzimi tek ky shteg mërgimi
Po më uronin që e plotësova ëndërrimën sado pas tri jetësh
E para pse pendimit s’i dhashë leje të ngrejë krye lëngimi
E dyta pse kurrë nuk e takova Atin në grigja profetësh
E treta pse me verë të tharmtë i deha muzat në orgji poetësh
E tash në rilindje jam krenar kush kam qenë smoktejmi vegërimi
Ani pse sot udhët ç’dremitur më shajnë këpucët grisur
Ani pse sot zgjuar nga furia e shiut të së vërtetës m’u lag palca
Ani pse sot po të fle ende një hop do më quajnë kohëkrisur
Kur paska fort rëndësi të pohoj pse mbijetoj me të zotave glasa
Jo se dje isha veç një argjendar që miell dielli ka stisur
Kryesori fakt mbetet kush s’jam e akt më shëmtiraq s’paska
– 989 –
Para për sportistë me prejardhje sëpatshkarësh
Para për misse princeshirave destinuar kurorima putanash
Para për akademikë stoikur faktikisht si roje hangarësh
Para për diplomatë që arkitektan kurthe murlanash
Para për gangsterizma dikasteriale pronësi galdkanibalësh
Para për statuja argjendpaçvirgjura hënësi kumbarash
Para për monografira heroizmale bukshkalësh
Para për premtore frone ëndërrenja mendkulaçash
Para për turizmin e verëtharmira gjithpërgërave
Para për spiritualitetin kurrzhvendosje fatalitetgjërave
Para për të showmanëve mauzole premtonjave kohpakoqe
Para për rezervate ku hyjnitë luajnë golf vërave
Para për hidroplanë derrash që s’meritkan kallamoqe
Para për poetë?! kur s’shpërblen djaj as koha gjakpashoqe
– 999 –
Mëshirmadhja tokë mëmë e ç’i paske pjellë kaq shumë vjershorë
Si i dhurove çdo oxhaku një rimash për të ruajtur zjarret
Kur neverisë duhej t’i prodhoje një përmbytje e me taborë
Ndër vjellira sekrecionesh epshmasturbore t’iu vulosje varret
Edhe pse druajnë të shpallen hingëllimash si kuaj hamshorë
Në turpuroret korniza të modestisë lavdimi u vetmarret
Pelave u dëshmokan dyzimat e kokallive si të hyjimtë dashnorë
Sa heri mushkatoreve gra të tyre ua pjerdhin vezorezaret
Nëpër amfiteatro librash palcdjegur po tubohen aromlotazi
Prej rakisë mbi bejtet fatlakuriqta shend’derdhur sqotazi
Tuj prostituuar kush e kush më zellparë nën shtrat të kohmoralit
Në s’jam një nga ju e më shpallni tradhëtor pse rend mbrothazi
Sa më largu nga gomorrianet inspirima ku i falni xixëlli strallit
Vetmie ngel rish i përnderë dhe të më quani bir të djallit
Comments (0 posted)
Post your comment