Home | Literature | Vajtim!

Vajtim!

image © Photo:M Bellizzi
Të xarrisjin nën dhé,

  	Tij çë gjakët shprishnje pir né.

  	Gjuhë pir tij këmbora nëng ka...

 

 

 

 

Nga Mario Bellizzi

 

 

Nuk mbahen dy kunguj në një dorë! 

Ose SHBA-ja luan biz me Ballkanin.

 

 

 

 

 Pse sot dua se miqët, lexuesit tënë, kan kenë përpara syvet këtë ‘Vajtim’ i vjetër arbëresh? Sepse luftat midis popujit, midis proletarët, kurrë kanë sjell mirë për ta. Shpesh herë, Fuqit vënë zjarr, Qeverit shtien njerzët në luftë për interesa shumë të poshta. ‘Ushtari’- si qingj mbi altarin- nisat sa të jetë i flijuar, dje dhe sot. Viçenxi Stratikò, ungërnjot (nga Lungro) i dha zërë këtyrve “çë sillnje bukën çë jeta ha” e psana “ i xarrisnjn shakarun ka varri”. Në vitin 2000, mbi një autobus bashkë me intelektualë, akademikë balkanikë, përkthyesë, unë shikova me zemrën të plagosur male dhe fusha, livadhe, me misër, me pema, me gjithë të mirat të mbjel po jo të mbledhur, ashtu u kalbëtin në tokë. Atje ishën minat! Në Prizren, gjat Lumbardhin, kam shikuar akoma ekpozita ndër vitrinat me gjithë shot farë minash ! Unë nuk harrova, ashtu nënat kosovarë nuk harrojën se kan pasur bij me duar dhe këmbë të këputur nga MINAT !!!!!! Dhe minat nuk jan të mirë ndose kputëjën këmbë jo-kosovarë ! Një lajmë e ligë: me datë 28-02-2004 SHBA-ja me zërin të z. Lincolm Bloomfield, bashkëpunëntor të kryetarit shtetëror, tha urbis et orbis, gjithë botës e gjithë njerzëve, se asaj nuk i shkon fare në mendje të ndaloi minat kundër këmbësorisë, qeveria amerikane nuk do të nënshkruajën traktatin ndërkombëtar kundër minat!!!!! Ende Mister Bllomfield tha se në ardhmje SHBA-ja do të përdor ‘mina të urta’ (inteligjentë) që ulëjn dreq rrëzikat për qytetarët!! Akoma Bloomfield tha se amerikanët minat nesër do t’i vënë ku është ‘nevojë’, dhe se Presidenti Bush do të caktoj 70.000.000 $ për planet që shërbejën për  të heqen minat nga fushat ku janë të vendosur (ndër 40 Shteta) … vetëm se nuk nënshkruan traktatin! Në Itali nuk lexohen lajme mbi mendimet të shqipëtareve rreth minave, një ndër armët më mizore, nuk di çë thonë gazetat, çë than intelektualët, përkthyesitë, miqët tim. Unë kam frikë dhe më fjandas se në Ballkan harresa është në modë, vili-vili=xixëllimi që bën Perëndia-Amerika verbëron lumpenproletariatin dhe intelektualët sallonesh. Ishallah. 

 

Shënim. Prof. Kole Kamsi, ka botuar për herë të parë dorëshkrim ‘Proletari’ në Shqipëri 40 vjetë përpara; ‘PROLETARI’ ishte i ruajtur prej familjes Stratikò në Ungër dhe ka qënë i dërguar nga Josif Ferrari, arbëresh nga Frasnita, profesor i Universitetit të Barit. Ky vdiq ka kohë, po nuk di ndose është i gjall profesori shqiptar, sigurisht nepër botë kanë vdekur në luftë shumë proletarë.

 

  

VAJTIM

 

 

VDEKJA E ATIJ QË NËNG KA

 

 

 

1      T’ruanj pa lëkurë, eshtrat tek çera

Tij të nëmuri, çë pa dhera,

        Çë pa shpi, pa kriq, pa qarë,

        Pa një dërrasë, si një të vrarë,

 

5 Të xarrisjin nën dhé,

  Tij çë gjakët shprishnje pir né.

  Gjuhë pir tij këmbora nëng ka,

  Çë sillnje bukën çë jeta ha;

  Tij çë shumë preva dërrasa qarri,

 

10        Si nj’ copë botë të shtien tek varri.

  Shul’i bukur gjellës tënde,

  Një rropaq ish pjot me lëndë:

  Rropaqth i shtoshtë çë pika t’zu,

  Të këputi, t’vrau, mbë truall të shtu!

 

15    Nëndë muaj, çë qeve i sëmurë,

 Vdiqe eti, vdiqe ur ….

  Qeve i sëmurë … t’lanë pa jatri

  Tij pa dhera e tij pa shpi …

  I bëgati ë keq zëmër-gur,

 

20   Nxjemaj një kalë i qoftë i sëmurë,

         Hidhen jatronj, hidhen jatri,

    Tek kali vet vëhet kufi;

    Ë i sëmurë? Mbjatu m’e shëron!

    I egër është? M’e butëson!

 

25         Ndë kali mbijdhet i dirsijtur,

  Me nj’ livere t’bardhë ë i shijtur;

  Strila pjuhurit m’e rrëmben,

  M’e lan, m’e krehen, m’e shkilqen

  Jena të shëndoshta i jep e ha,

 

30         Mbujinat gjithë tek kali ka.

      Kali është aq i dashur mirë,

        Stala i shkilqen si pasiqirë

      Me zëmër e zagon me mall,

      Nj’ ill të rëgjëndë i vë mbi ballë,

 

35        E ruan si shënjtë mbi nj’autar,

            E nxier t’stolisurith me ar.

            E ti më i bukur më bularë,

            Si një mirét çë shprishën ar,

            I dashur më se nj’ ushtrëtor,

 

 

40        Çë nëng nget parmendëzin me dorë,

       Bukë, me muh, kur pate u,

      Ngë hëngre ti, ç’vret gjellë e tru.

      Dhelprës gjumi i qëllon nën dhé,

      Zogu qiellit ka një folé ….

 

45        Jashtë mbi nj’ gur, tij bir njeriu

           Gjumin të këputi breshri e shiu!

            Pir tij vetë nëng ngrohu zjarri,

            T’xarristin shakarun ka varri,

            Ndir dhen ti qellnje nj’ pilicùn,

 

50         Se t’mos dukshe xhakarun.

             Boshti nëng tuar e argalia

             Qeti, nëng piksi për tij vetë,

             Lutnje ti t’ spovisën dhia,

             T’bjenje nj’ lëkurë, t’qepnje nj’ xhaketë.

 

55        Ruajte dhen, rëmove bathë,

             Ma nëng kirkove mish ne djathë.

             Kalladhepse, ti rëmove,

             Shumë vreshta ti majove;

             Vole, shtype rrusht me nderë,

 

60    Ma nëng kirkove nj’ klluq verë,

        Katër herë t’thërriti katundi

      Nd’ushtëritë e armikun mundi

        Dora jote ç’u qatrarë

        Nani pa nj’ dërrasë si një të vrarë

 

65 Të xarrisjën nën dhé

Tij çë gjakët shprishe pir né

Qërove fiq, ullinj qërove,

Me nj’ fik golën nëng ëmbilsove.

Qërove … u bë dorsë tënde nj’ kal,

 

70                    Nj’ lakër hëngre, ma pa val.

           Atë kurris çë rope me gjak

          Ture qelltur kripë salinë,

         Ti, kur hëngre ndënjë patakë,

         Pa kripë tek grika jote hinë.

 

 

75 Kalin edhe u t’shoh te dora,

Ç’nëng u los si loset bora,

Ndënjë kusi, çë zien zjarri,

I kullotur me dru qarri,

Kali ng’u los! Rron e t’bën hjé,

 

  80                Reshtën kush rron me haré,

Kush qeshë e lum i rri

Fare ngi të pat lipisi;

Ngi t’pat helm, ngi t’pat lip,

Gjakët tënd losi ndënjë pip

 

 

  85        Çë ngrën pala kamné

             Pirposh qiellit pa ré.

             Ai çë ka të vrëjti çerën,

             Me bruhamë të mbulliti derën,

             Limonore ! Se të gëllinje

 

90          Djersë e gjak mbë dhe ti shtinja.

    Drudhëzit e tryesës të mbëgatë

    Grika jote nëng pat.

    Popo limonore! ...

  Bëgatëshin me duar tore!

 

95             Pir ne qeve, o katundar,

              Krua shindetje, krue me ar,

              Qeve krua ç’me ujë mbjonje

             Dherat e me ar ndërronje.

   Sirk kukulshe pir né qeve,

 

100 Me kukule mbëgatë neve

        Ai çë mbëgate t’shtu tek përroi,

      Jeta pa zëmër të harroi.

E moçëm mëmë, birin nëng qan,

Çë motrat pa zemër të vranë?

 

105 Mahjerja zëmrën tëndë nëng shpon?

Gjak ka zëmra ng t’vrushkullon?

Barku it xheshur e nxuar,

Xheshur barku dheut e muar.

Paqësoju! Tér ata lotë!

 

110 Me shirtime një dejt ë pjotë,

Gjella jonë ë nj’rrëmb harea,

Çë shkeptin një çikë e hin te rea.

E dhëmbur mëmë! Çerën mos shqir,

nëng di ti se it bir

 

115 Është dielli i t’Inzoti

Çë ka të dalë kur të jetë moti,

Gjithë jetën të dritësonjë,

Gjithë njeri të bukuronjë.

It bir është pika e kur gjimon

 

120 Bjuan armikun, ndë gropët e vjon.

Jo njeriu mbalë njerinë,

Si një ditë hëngër ngë mund harë;

Po di njerëz bashkë rrinë,

Ndë nxjershin ka veshlat e dheut ar!

 

 

Autor:   STRATICÒ   VINCENZO, u lind në Lungro (Ungër) një fshat arbëresh të Kalavrisë në vitin 1822 dhe vdiq në 1885. 

 

Shënime

 

1) Ruanj = shikoj; çera = fytyre;  2) të nëmuri = fatkeq; çë=që; 3) Shpi=shtëpi; pa qarë= pa qenë i vajtuar;

4) Të xarrisijn =të heqë në varrë; 5) Shprishnje=derdhje; pir=për ; 6) Nëng ose nëk =nuk; 7) Jeta= bota, njerzit, toka ;8) Shul= dru i drejtë e i lartë; gjellës=jetës; 9) Rropaq= lisi i vogël; ish=ishte; 10) Shtoshtë= i gjatë edhe i drejtë; Pika= rrufè; zu=zuri; 11) Shtu=shturi; 12)  Ur= uria; 13) Jatri= mjekime; 14) Ë= është; keq= shumë; 15) Nxjemaj= Pasthirmë, mos qoft kurr; 16) Jatronj= mjek; 17) Vëhet kufi= vehet re; 18) Mbjatu= shpejt; 19) E butëson= e bën të butë; 20) Ndë= ndë se, në qoftë se; 21) Mbijdhet= mblidhet; dirsijtur= i dirsur, dërsijtur; 21) Livere= lëvere; shijtur= fshijtur; 22) Strila pjuhurit= furcë pluhuri; 23) Shkilqen= shkëlqen; 24) Jena= drithë; 25) Mbujinat= kujdesët; 26) Stala= grazhd; pasiqir-i= pasqyrë; 27)  Zagon = i bën kujdes; 28)  Rëgjëndë= argjëndë; 29) Autar= altar; 30) Miret= medalje; shprishën = përhapën; 31) Ushtërtor= ushtrëtor=ushtar; 32) Parmendëzin= parmendën; 33) Me muh= me myk; u=uri; 34)  Folè= çerdhe; 35) Pir=për ; 36)  Xhakarun = i zveshur ; ka varri= në varrt; 37) Pelicun = gune prej lëkurë kafshje; 38) Tuar= nga folja « tier », end, bënj pëlhurë; 39) Argalia= avlëmend; 40) Qeti= u qetësua, nuk punoi; vetë= vetëm; 41) Spovisën ose pusuvis= ngordh; 42) T’bjenje = bleje; xhaketë= gunë; 43) Ma=po; 44) Kirkove= kërkove; ne =as; 45) Kalladhopse= shkadhite; 46)  Majove, majonj= harr, qëronj nga barërat; 47) Klluq= surbje, një pikë verë; 48) Thërriti= thirri; 49) Qatrar= u akullos; 50) Kal= lyth; 51) Val =vaj; 52) Ture, tue = duke; salinë= në krypore; 53) Ndënjë= ndonjë; patakë, patanë= patata; 54) U=unë; 55) I kullotur= i ushqyer; 56) Kali ng’u los = lythi nuk u los; 57) Ngi, ngë, nëng, nëk = nuk; 58) Çë ngrën = që ngren; 59) kamnè, kamnua= tym; 60) Çerën= fytyrën; 61) Bruhamë= krenari; mbulliti =mbylli; 62) Limonore!=mjeri unë; 63) Bëgatëshin= bëhen të bëgat; 64) Tore= duart tëndë; 65) Shindetje= shëndetje;  66) Sirk kukulshe =krimb mëndafshi; 67) Motrat= kohërat; 68) Mahjeria= Thikë, shpatë e hollë dhe e gjatë; 69)  Xheshur= xhveshur; 70) Paqësoju= paqësohu; 71) Shirtime= shërtime, vajtime; 72) Dejt= deti; 73) Gjella= jeta; 74) Harea =hareje; 75) Shkeptin =shkeptën, lindet p.sh. dielli, duall; 76) Një çikë= pakë; rea =mjegulla; 77) Shqir= shqyer; 78) I t’Inzoti= i Perëndisë; 79) Jetin=jetën; 80) Bukuronjë= zbukuronj; 81) gjimon= bumbullis; 82) Bjuan= bluan; 83) Vjon= fsheh, varros; 84) Mbalë= mbi, sypër; 85) Hëngër= hëngri; 86) Ndë = ndë se; ka = prej, kah; 87) Veshëlat= veshël, brenda tokës; 88) Pirposh= përposh.

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00