Katundi pa ilaz, pa honz e pa markadesha
Jeta ish a errt, mbromja ish a nxijtur si nata. Nd’ver leshëshin gjithshot frushkulish: zogjit i gjisijn gjith lahuriqvat, fjuturat kishin pendt t’zeza, ... gadhurat t’zeza, gjalprat t'zi ... Edhe oret ishin t’zeza...
Nga Mario Bellizzi
Nj’her ish nj’katund ku gjindjat ng’njihijin honcin ne ilazt e mangu markadeshat. Psana ata zbinduret ng'kishin ullinj t'bojin valt pir hilnert, t'dritsojin at pis. Jeta ish a errt, mbromja ish a nxijtur si nata. Nd’ver leshëshin gjithshot frushkulish: zogjit i gjisijn gjith lahuriqvat, fjuturat kishin pendt t’zeza, maçat ishin t' zeza, gadhurat t’zeza, gjalprat t'zi ... Edhe oret ishin t’zeza, xhakarelat ndir dherat nën uj bojin nj’vjersh ç’bina t’tiksaj zomra! Nj’dit nj’ burr me t’ bilin aq ç’u kishin varesur t’rrijin ka ki katund, ku ng’mond dilin fara nj’çik mbromnat, pse ng’ish mangu nj’iliz mbi qill, a foltin e fshehura gjirivat vun nj’kraviqa nd’trast’t e u nistin. Kur arrivun jasht katundit than: “Me! ... a pshtum! Nani shomi ndutu si osht jeta, llargu ka ki dushk e ka kta mala!”
Ectin njera kur ju gristin carihat, hiptin mala, shkun katunda, njera kur nj’dit ju pirpoqtin gra e burra ç’vet se qeshjin, oj sa hare kishin! Ish t’bardha e t’kuqa nd’çert:
- Ktu 'si' se rrihat mir- tha vajza! -T’raft pika jet! Nj ng’mond a kishim edhe na nj’ katund si ki? Omi vemi pas ashtu shomi ku rrin kta gjind.
Ndandu zo e nxihaj e tura qasur ka ki katund shihijin drit ktu, drit ktje. Ku do rujin shihijin drit t’vikrra t’vikrra, si nj’maliz gjilporija.
- Om e ja pimi ç’jan ata shurbisa ç’bonjn aq drit,- tha vashza.
- Lal'ku ... ç’jan ata drit kshtu t’vogla?
- Ti bila im- ju pirgjegj burri- atirva na i thomi “markadesha” e dalin nd’ver sa zo vapa. Ng’kemi bzonj t’çelmi vravashka sa t’shomi!
I jati e a bila mbet’tin atjè shtat vjet e shtat dit. Aq ç’u gjondtin mir! Rrijin jasht gjith natin e ng’do t’mbijidhshin mangu t’fjojin! Psa vajza ç’u kish rritur, nj’dit i tha t’jatit:
- Ta, ktu osht shum i bukur ma ... u katundin ng’mond a harronj fara! Aq ç’im erdhi nj’pokondri? Doja ....
- Ti bil, nj’pupa vemi e mbllihmi ka ajo filaqi? Ka ajo kamne!!!
- Ta, poka a di çi t'thom? Sonda nat dalmi, ti me nj’thes e u me prohrin, e vemi e kallomi markadesha! I qellmi m’katund e i vomi mbronda ka nj’fuck derku e i virmi ka nj’deg lisi pirpara shpis tona! Mo i bgat si na kush o(sht)? Kemi drit sa t’dumi!
- Inzot t’na ruft! Nxjemaj kish psojim gjo! Pra i shomi mir mir “markadeshat”!
Kshtu dulltin, i jati e a bila e mo par zun e rrmbin “markadeshat” ç’fjuturojin afir dushkut, pra ata si ka Kollaicat, e llurtmin ata afir katundit. Kur ng’kishin mo ku ti vojin, vashza tha:
- Vemi ndutu, ta, nxjemaj kish na rrmbejin?
U prurtin tura rrangartur, pa ç’murtin frim e arrivuan m’katund tura errur. Ka ai shkreta katund i mbarrarijin vetim lahuriqat nd’ çert e ndir lesh: “Pum! Pam!”
- T’ju raftit pika juva e kush ju piksi! Bina edhe sihjeham!- tha vashza.
Van nd’kopshtit e nga nga vurtin fuckin mbi lisin.
- Ta, a pe? Mburofshin markadeshat e kush i vu mbi dhe!
Ndapir katund u bo nj’ mu-mu-mum, pjeq e tri, zojin fill vetim at kund! Ndir shpit grat i zojin llijena burrvat: “nj’ ... pse atà jan mo t’dreq se na?” - “T’raftit pika e t’djegt, moj çotullar, she ... gjindjat ç’bonjin? Ti ng’je i mir mangu ti t' han dirqit!”
Ma drita e markadeshvat aq ç’ish shum a forrt se dritsonaj gjith gjitonit! Bilashatin, Konzin, Bregun ...
U paqsun gjindjat e pir gjo mot shurbisat van mir. Mbromnat mbijidhshin ka gjitonia asaj vashiz e ... bine vejin ata karramunxa! ... Burra e gra lujin. Ndramendka, i jati u kish mbjakur; nj’ dit u smur e mbeti m’shtrat shum mot.
Kur ish e i dil shpirti i thrriti s’bils:
- Filare, shi se ka t’im vosh nd’varrit: nj’solld, nj’cop buk pir qenin e ... gjimsat e markadeshvat! Ashtu m’bojin kumbanji!
Vashza bori si i tha i jati! Ma nd’kopshtit drita isha si mo pirpara, edhè m’katund sikundra ng’kish ndrrur faragjo, markadeshat bojin sembri at drit! Dhopu shum mot edhe ajo vashiz vdiq e kur vata zoti t’a skamallisnaj, Filareta i lipi pupa t’i vojin nd’varrit nj’ cop buk pir qenin, nj’solld e markadeshat ç’kishin qindrur.
- Zo, pir pajt Krishtit, vorim edhe ata markadesha! Kush ka t’rrir non bot pa fara nj’çik drit!
Zoti i tha:
- Fillaré, mos u tromb ... se si bora me t’tat bonj edhe me tij!
Ajo mbllijiti sit, shlloj nj’sharrtim e i dull shpirti.
Katundi pupa qindroj i errur. Karramunxat ng’bijin mo! Gjindjat u forqastin ndir shpit; natin, vetim lahuriqa e kukuvira ishin ndapir udht. Nj’dit ... nd’prill, nj’ burr ... lal Ndoni Leshit ... a zu nata. Isha priraj ka Murxhat me gadhuran e kur arrivoj ka ‘shurazt’ gjegj ca vuxh edhe si ca karramunxa. Lal Ndoni, ng’ trombaj fara, i vrari, u qas mo shum, lidhi gadhuran ka nj’ilq e vata ngjati veshin.
Mora, virtet ishin karramunxa! Tatmadhi Krishtit,- thrriti lej Ndoni- mo rrimi e mo xomi! Nga kish psur maj nj’rroçkat si kjo! Nani dhe t’vdekurat bonjin vallat?
E lej Ndoni kish liq ... T’vdekurit kur arrivoj Filareta e i jati me gjith at drit pnxun se u kishin ngjallur pupa! Kshtu i than ç’kur u le jeta! T’vdekurit, pjeq e tri, kur pan at drit, u ngren ka varrat e kcejin, lujin, kush dij t’shllonaj vjersh i shllonaj, kush dij e i bij karramunxvat i bij karramunxvat ... Njatir çik rrihaj mo mir atje se mbi dhe kur ishin t’gjall! E ng’dojin mo t’hijin ndir varrat!!
Inzot, ngjati dorin ka varri Filarets e t’jatit e pa ç’u dunar mosnjeri mbjodhi gjith markadeshat e ... t’vdekurit qindrun pa drit! Pupa ng’liviznaj nj’miz, t’vdekurit van e hijtin ndir varrat e u kurkullostin! Inzot ndandu vata tura pnxur:
- Monija, monija! Edhe u a bora nj’ngatarriq! Nj, si i le kta gjind ka ki katund pa drit? Llargu qoftit ... ndose kta rrin ka nj’jet a errt ai ... veta e i ngallosat ... e kush a nxir mo!
Kshtu ndir varrat, bina lshun markadeshat e bine u shprishtin mbi qill; kur pa se dritsojin gjith dherat e aq ç’dukshin t’bukur a pnxoj mo mir: “O shum a bukur nata me drit! Vetim se ... nga njo, nani pupa veta t’i rrmbenj markadeshat e t'i qellinjn m'shpit! Pokdhin, nani ç’i bora bi t’rrin e t’mburofshin, ma mbi qill kam vo gjo n’ajra n'ajra ç’ng’ka t'a marr mosnjeri!”
Mur markadeshat ç’dritsojin mo shum e me nj’gosten i vur llargu llargu, mbi qill:
- Kta si i vura ashtu kan rrin pir sa t’rronj jeta! Atij i jap omrin: Illi i Dit’s, ata bashk i thrres Kashta kumbrit, ajo Qerrija, ajo Pramenda, ai Kopshti Krishtit!
Lal Ndonit, ç’qe i pari ç’pa drit’t, ju hap zomra e mbjatu bori nj’ vjersh:
Shkepti nj’ill e ra mbi nj’gur
me tij vashiz kam bonj amur!
Kit prralliz m’a rrfijiti ndjezot lal Ndoni Leshit. Na ishim gjiri ka ana Fanozhvat, e u veja nd’dimir ka shpia tira. Afir zjarrit lal Ndoni, ç’ng’shih mo, m’rrfinaj ç’do prrallaz e a shoqa cje Xhuanina bonaj pitiçelat pir mua! Nani m’erdhi nd’koct kjo prralliz e ju rrfijita juva edhe sima bil!
Mario Bellizzi [e nxjerr nga libri “Vallja e Zaravet, ed. Prometeo, viti 2000]
Comments (0 posted)
Post your comment