Paradoks
Thonë se universi po zgjerohet, yjet po rendin kuturu...
Nga Artur Baku
Paradoks
Thonë se universi
po zgjerohet,
yjet po rendin kuturu
drejt hapësirave të reja
me turravrapin e dritës.
Ndërsa ne jemi po aty
ku na fl aku Big-Bengu
para 5 miliardë vjetësh,
në të njëjtën
largësi nga njëri-tjetri,
endemi rrugicave
të një bote të vogël,
bareve të një qyteti kaotik,
rrotullohemi paqësisht
rreth egove tona urbane
me paradoksin zanafi llor:
në këtë univers, që zgjerohet
pafundësive kozmike,
fatet tona s’do të përplasen kurrë.
Jazzi i yjeve
Një orë rëre
ndau kohën
me tinguj të përgjumur jazzi
në mesnatën pa lamtumira.
Një orë dixhitale ndau largësitë
me ftohtësinë e një pianoje të akullt,
akrepat ngecën në muze kujtesash
si orët e Dalisë përkulur nga pesha e largësive.
Ciceronët nuk më shpjegojnë
kuptimin e kohës e të largësive,
thonë: “Nuk jemi në muze fi zike”,
poetet më fl asin për lule, hënë, yje.
Në mesnatën pa lamtumi.
Fund viti
Dita zhubroset si gazetë
e lexuar me një frymë
mbi skrivaninë e universit,
nëpër baret e periferive
dëgjohen biseda ekzistenciale
për zhdukjen e babagjyshit,
taksën e gazit, qeleshet fi larmonike,
për kumtet e reformave prej kartoni,
për shqiptarin e ri më të famshëm
zbuluar në Planetin X, të galaksisë 2-XXL.
E gjithë bota parakalon
mbi duhmat e alkoolit dhe avujt e çajit,
mbi vazo një lule e sapoçelur
lufton për mbijetesë.
Comments (0 posted)
Post your comment