Home | Literature | Cikël poetik nga Antela Spaho

Cikël poetik nga Antela Spaho

image
Nëse nuk je një belbëzim 

a pëshpëritje fjalëzash 

të dehura mbi xham...

 

 

Nga Antela Spaho

 

VARGJET E YJEVE

 

Nëse nuk je një dritëyll 

mes galaktikës

që zhvishet pa drojë

netëve në shtratin e hënës

a një ninullë e ëmbël

si e gjysheve dimrit dikur

nëse nuk je një belbëzim 

a pëshpëritje fjalëzash 

të dehura mbi xham

një tufë letrash të purpurta

shkruar ngarendur nëpër natë

pyetje mbetur pa përgjigje 

për mijëra kilometra drite larg 

ku ti merr frymë 

dhe ëndërr fryme je

 

Çfarë je?!

 

VARGJET E AJRIT

 

Hapi sytë 

rojtar i dritës së hyjit

mbaj vesh

dëgjoji 

trokitjet e mekura 

në portën e qiellit

fillo numërimin 

e fluturave prej reje

në përplasje flatrash 

ato shkrihen

bëhen ajër 

për frymëmarrjen tënde 

të brishtë

në rrugëtimin e gjatë 

drejt parajsës

ky qiell i ri 

mbi këtë botë të vjetër

tregon historinë 

e poezive të erës 

shkruar me bojë trëndafilash

nuk është ëndërr 

as zhgjëndërr

ëngjëjt vallëzojnë

vallëzojnë...

 

VARGJET E LUMTURISË

 

Eja edhe më pranë

frymën dënde të shoh

si i jep dritë shpirtit

si flakën ndez

në qendër të universit

veç me një prekje sysh

mbi buzë

dhe pëshpëritje ere

mbi valë etjeje

të pangopur

lumturie

dorëzuar këtij çasti 

pakthyeshëm

në pafundësi...

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00