Home | Literature | Cikël poetik nga Martin Cukalla

Cikël poetik nga Martin Cukalla

image
Jeta ka lëkurën e lumit:

krijon dete dhe dete...

 

 

 

Sot për sot

 

të vetkënaqur

ani pse asgjë e denjë të thuhet mëngjezin e nesërm 

trishtimi është i pakënaqur

nën palltot dimërore dhe kravatat që ecin rrugës!

eh, trishtimi…

 

hapsira qëndron ftohtë

dhe mezi pret të largohemi

si një shqetësim i vogël territori

që nuk e bëmë dot të jetojë!

një diçka e vogël për historinë -

mizë kali…

 

solemnisht e qartë kush jemi

zëri i të gjithëve solemnisht i qartë

gishtat e prerë të një vashe kullojnë gjak!

një plagjiaturë e përtërirë e gjuetisë së kaprojve

përtej shpellave…

 

solemnisht qartë 

le ta degjojne te gjithe

zëri i të gjithëve i ngjethur

belbezim frikacakesh! le ta quajme

ani pse sejcili i ka veshet e veta

e sejcili ben te pamunduren te mos degjoje…

 

 

 

 

Koha

 

natyrisht

koha me hëngri...

 

gjithsesi

pa pendim:

koha gjithçka e ha

 

Lëkura

 

dëshira ka lëkuren e gruas:

dhe gjëmb

dhe petal trëndafili...

 

frika ka lëkurë ujku:

dhe dhëmbë

dhe gjak...

 

tragjedia duket e vogël:

një zjarr nëpër shtëpi

një inçest

një vrasje diku...

 

jeta ka lëkurën e lumit:

krijon dete dhe dete

lidhur në vrangoj natyrisht

në vrangoj....

 

Në çdo këpucë

 

në çdo këpucë të pagrisur 

ka një gjysëm njeriu.

 

në krah të tij 

ecën një shkop i thyer:

nata ka çkyçur çmendinën.

 

e kujdesëshme dita

dërgon dritë të vrejë kah…

 

 

Më thoni të buzëqesh

 

nuk po e shoh fytyrën e saj të thyer

dhe nuk është as yll 

as diell.

plasur në dhimbje

shqyer në zemërim

në qiellin e errët 

e errët

e vërteta.

 

pothuaj nën dhe dhe lufton për të lëvizur. 

ata që e kanë varrosur

e duan të vdekur.

do ja shpien

një kurorë me lotë artificialë

dhe një çertifikatë presidenciale doemos.

do ia shien

të qetësohen ndërgjegjet e lodhura nga marrëzia 

në kërkim të së vërtetës.

 

luftrat fshehin pothuajse gjithçka që është e vërtetë!

edhe fjalët 

edhe bombat 

i prodhon shtypja të fshehë të vërtetën

e aq.

e vërteta lëviz çuditërish në gjërat e vogla

duke tretur gurë si ujrat nëntokësore

për në dritë.

 

dhe nuk është

as yll

as diell

e vertëta.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00