Home | Literature | Pushtet i Kohës

Pushtet i Kohës

image
Boshësia lidh kollaren si lidër

i dordolecëve pré-historikë...

 

 

Nga Pranvera Drita Gjoni

 

Pushtet i Kohës

 

 

Kafkat, monotoni

e bashkëjetesës me hiçin.

Predikojnë dashuri të ndershme

e kurvërojnë me hijet...

Sillen si burim altari

në teorinë e hipotezave,

e në praktikë

kamuflojnë frymën,

vizionin e ëndrrat...

 

Kafkat,

një rrethor bosh

ndërtuar kockash të vdekura,

injektojnë virozat e Bermudës

gjëndrave të dhunës

me turmat e të njëjtit soj,

planetit kurtizan...

 

Arkitekturë njëdimensionale,

kufizuar segmentit

në ikje-ardhje,

çnderon ajrin e erërat e triumfit

me bio-plehrat

e mbetjeve fekale...

 

Kafka, rrashta,

deformim i patushuar...

pushtues anti-biblik

i frymëve mitike

nga askush të kushtëzuara...

 

Boshësia lidh kollaren si lidër

i dordolecëve pré-historikë,

e fton exemplarët unik

të jenë zëdhënësit e tij...

Paturpësi vertikale

e dhëndrave hibrid!

 

Thjeshtë kafka

enciklopedisë së shumëllojshmërisë...

Emetojnë guackat

muzeut të bregut...

Ditënetëve të prangosura 

diametrit pa limit...

Deri në revolucionin e fitores 

së farave të palindura...!

 

 

 

 Diademë

 

 

Plagët s’treten në kohë!

 

Ato mbulohen me dhé-lëkure...

Mbi to shkel me ndrojtje të frikshme,

ngrihesh e çapit dhimbjen,

sikur të ishte ëndërr e zymtë

që i sheh sapo ke dalë prej narkoze.

 

Për t’i treguar vetes

çfarë është detyrimi i ngadhnjimit.

Për t’i përcjellur tokës

rrymën e feniksit...

Për t’i thënë qiellit

jam me mision të pakryer.

 

Plagët lindin të forta,

e rriten foshnja...

udhës së ndriçimit.

Ato s’humbin,

s’devijohen,

s’vdesin...

Janë diamantët e uni-identitetit!

 

 

 

Varr në sy

 

 

E kam varros qiellin

nën perde të syrit...

pranverës së thyer.

 

Ta vajtoj siç di unë

ligjesh të grithura,

të fundshpirtit...

 

...vetmisë uloke

të mungesës së Anteut,

ku qielli është shndërruar në vaj’.

 

Mermer kujtimesh,

apostrof i frymës,

elegji e përditshme paskaj...

 

Qielli varrmihës,

sytë i ka vrarë...

Drita, çel e errë një imazh.

 

 

 

Triptik Vjeshtak

 

 

Vjeshta shuan cigaret

prehërit të stinës...

Tymi krijon ovale dhimbjeje.

 

Valvulat e bllokuara të diellit,

pëhapin virozat abdominale...

Vjeshta puth me maskë.

 

Damarët e vjeshtës,

autografët i bëri në kujtesë...

Pranvera në ngjizje belbëzon.

 

 

 

Insufiçensë

 

 

Asnjëherë

motesh situr mbi buzë,

buzëqeshja si sot

s’ka rënë në defiçencë...

 

Përhumbur

zhytjeve të pakënaqsisë,

zgërdhihet keqazi

për të krijuar formatin

e lumturisë së rrejshme...

 

Harruar prangosjes së mendimit,

metaforizon vetbuzëqeshjen

si një gonxhe butake,

që duhet të qeshë

pa u ujitur,

pa u ushqyer me diell shpirtërorë,

pa u prashitur...

 

Buzëqeshja 

i është dhënë me konsecion burgut!

 

Asaj vrime të zezë

ku gatuhet buka relative

me përbërës ego-centrizmin,

xhelozinë, mjerimin vetiak,

superioritetin dështak...

 

Buzëqeshja-buzëqesh,

klauzolave të retiçencave

zhveshur nga infarktet,

që i krijon qëllimi

mbi kohërat...

 

Valvitet flamuri i ngrysur

buzëve kyçur,

për të ndezur shpengimet

e shok-ndjesisë humane,

autorobotizmit akullnajorë

krijuar në jetën e vdekjes...

grimcave të distiluara!

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00