Home | Literature | Nëse

Nëse

image
Do rendja

s’i një Uliks lundërthyer...

 

 

Nga Artur Baku

 

 

Fund viti

 

Dita zhubroset si gazetë

e lexuar me një frymë

mbi skrivaninë e universit,

nëpër baret e periferive

dëgjohen biseda ekzistenciale

për zhdukjen e babagjyshit,

taksën e gazit, qeleshet fi larmonike,

për kumtet e reformave prej kartoni,

për shqiptarin e ri më të famshëm

zbuluar në Planetin X, të galaksisë 2-XXL.

E gjithë bota parakalon

mbi duhmat e alkoolit dhe avujt e çajit,

mbi vazo një lule e sapoçelur

lufton për mbijetesë.

 
 
 
Nëse
 
 
Nëse universi do të kish
një qendër,
do rendja drejt saj,
më këmbë,
me biçikletë,
me metro,
me tramvaj,
me gomone,
me skaf,
me balonë,
me harpë kozmike.
 
Do rendja
me kuriozitetin
e një emigranti
koreanoverior
që sapo ka mbërritur në NYC
dhe turret të kundroj vezullimin
e dritave në Times Square.
 
Do rendja
s’i një Uliks lundërthyer,
duke ndjekur trajektoret e yjeve
Itakë pas Itake.
 
 
 
Jazzi i yjeve

 
Një orë rëre
 
ndau kohën
 
me tinguj të përgjumur jazzi
 
në mesnatën pa lamtumira.
 
Një orë dixhitale ndau largësitë
 
me ftohtësinë e një pianoje të akullt,
 
akrepat ngecën në muze kujtesash
 
si orët e Dalisë përkulur nga pesha e largësive.
 
Ciceronët nuk më shpjegojnë
 
kuptimin e kohës e të largësive,
 
thonë: “Nuk jemi në muze fi zike”,
 
poetet më fl asin për lule, hënë, yje.
 
Në mesnatën pa lamtumirë.
 
 
Bardhësi
 
 
Mbase do të kryqëzohemi diku
në terminale aeroportesh
me pasaporta të bardha në duar,
ku shkruhet: “Republika e Harresës”.
 
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00