Orët e fundvitit
Vitrinat shkëlqejnë nga dritat vezulluese, Anës rrugës dridhen nga të ftohtit ca lypsa...
Nga Anila Karapidou
Orët e fundvitit
Orët e këtij fundviti po largohen,
Zvarriten ngadalë si mbi një orë të vjetër,
Njerëzia qeshet, gëzohet, hidhërohet,
I lodhur ky vit rri, pret vitin tjetër.
Qyteti këtë mbrëmje, i stolisur me drita,
Vitrinat shkëlqejnë nga dritat vezulluese,
Anës rrugës dridhen nga të ftohtit ca lypsa,
Ndërsa të tjerë shkelin asfaltin me makina luksoze.
Gjithçka petkun e festës ka veshur,
Si shtresa çarçafësh njerëzit ecin pa ndarë,
Mes dhuratave sheh sy fëmijësh të qeshur,
Ndërsa tutje, të tjerë fëmijë s’kanë ç’të hanë.
Kjo është bota e sotme në këtë fund viti,
Lavjerrësi gërvishtës lëviz rëndë-rëndë,
Si një plak zemërvrarë këmbët i zvarriti,
Shtyn orët e fundit, të riut t’i lërë vend.
Stolisur dhe pema në mes të qytetit,
Ndriçon bulevardin me yllin në majë,
Kartolinat urojnë të gjithë njëri-tjetrin,
Ndërsa tutje njerëz të vuajtur të kësaj bote të marrë.
Njerëzit gotat trokasin, këtë fund vit gëzojnë,
Anijet spirancën hodhën, e u ulën në limanin e vjetër,
Ca vështrime të uritura matanë seç qëndrojnë,
Mes brengave, të pasigurt presin vitin tjetër.
Selanik
(shkëputur nga libri "Kur lëndohet zemra e poetit")
Muzg
Kur fillon të bjerë muzgu,
Malet marrin ngjyrën blu.
Qielli vishet në të bardha,
Fusha vesën pret me ngut.
Dielli fshihet dalëngadalë,
Rrëzë malit shkon të flerë.
Hëna po fillon të zgjohet,
Në mes qiellit shkon zë vënd.
Nata erdhi kaq mendueshëm,
Me acar dhe të ftohtë.
Sytë e hënës janë të ngrysur,
Se pak yje rreth ndricojnë.
Muzgu ra mbuloi dhenë,
Cdo gjë në errësirë po fle.
Vetëm hëna vetull ngrysur,
Ndricon qiellin përmbi re.
Selanik
5/12/2018/ora 5/20
Për Shqipen me dy krerë.
Seç kam një ndjenjë të ngrohtë malli,
Sot nëndor njëzet e tetë -28.
Ditë e shenjtë për mëmëdhenë
Veshur kuq e zi në festë.
Në mërgim zemra të dhëmb,
Kur prek flamurin me shqiponjë.
Thellë në deje gjaku të vlon,
Ah mërgim më dogje xhanë.
Buzët vë përmbi flamur,
Ndjehem shqipe në mërgim.
Ndjehem shqipe e lënduar,
Për flamur e përmalluar.
Sot nëndor njëzet e tetë-28
Feston Vlora, Shqipëria.
Shqipëtarët në mërgim,
Këndojnë himnin për flamurë.
Rreth flamurit të përbashkuar,
Për një qëllim dhe një dëshirë.
Jemi ne Shqipja me krahët hapur,
Kudo në botë me përgjërim.
Përgjërohemi të gjunjëzuar,
Përmbi flamur për mëmëdhenë.
Jemi Shqiptarë në dhe të huaj,
Këndojmë për Shqipen me dy krerë.
Tiranë
28/11/2018/
Comments (0 posted)
Post your comment